Mançester Junajted mund ta prish kontratën me Sançon nëse nuk arrin ta shesë
- Mançester Junajted mund ta prish marrëveshjen me Xhejdon Sançon, publikoi "Sky Sports".
- Post By Besnik Shuki
- 15:50, 20 dhjetor, 2023

Londër, 20 dhjetor 2023 (MIA) - Mançester Junajted mund ta prish marrëveshjen me Xhejdon Sançon, publikoi "Sky Sports".
Klubi nga "Old Trafordi" planifikon ta ndryshojë politikën e vet lidhur me lojtarët tek të cilët nuk llogarit. Tani Mançester Junajted do të jetë më i gatshëm për prishjen e kontratave, nëse vendimi i tillë është i dobishëm për klubin.
Lidhur me situatën rreth Xhejdon Sanços, i cili është i suspenduar nga Mançester Junajted nga gushti për shkak të konfliktit me trajnerin Erik Ten Hag, në klub u zhvilluan biseda, me ç'rast u konkludua se nëse sulmuesi nuk arrin të shitet, Junajted të mendojë për ndërprerje të bashkëpunimit.
Paraprakisht u publikua se interes për Sançon tregojnë Lajpcigu, Borusia Dortmundi, Juventusi dhe klube tjera evropiane. bsh/
Foto: EPA