Mançester junajted do ta zvogëlojë numrin e personelit dhe do të mbyllë zyrat përreth botës
- Udhëheqësia e Mançester junajted planifikon pushime të mëdha nga puna ndërmjet personelit të tij skautues. Kjo është pjesë e raundit të ardhshëm të uljes së numrit të personelit, shkruan Luk Edvards në "The Telegraph".
- Post By Sara Ademi
- 08:28, 25 shkurt, 2025

Londër, 25 shkurt 2025 (MIA) - Udhëheqësia e Mançester junajted planifikon pushime të mëdha nga puna ndërmjet personelit të tij skautues. Kjo është pjesë e raundit të ardhshëm të uljes së numrit të personelit, shkruan Luk Edvards në "The Telegraph".
Pronarët e klubit mendojnë edhe për mbylljen e zyrave përreth botës, duke përfshirë filialen në Londër dhe zyrat në vendet e huaja, siç është Hong Kongu.
Paraprakisht ishte publikuar se Mançester Junajted i ka anuluar drekat falas për personelin si pjesë e shkurtimit të buxhetit. Përveç kësaj, klubi në ueb faqen e tij zyrtare i publikoi pushimet e ardhshme të një numri të madh të të punësuarve dhe transformimin e ardhshëm të klubit.
Pas 26 ndeshjeve, Mançester junajted është në vendin e 15-të në tabelën e Premierligës me 30 pikë. sa/
Foto: EPA