• e diel, 22 dhjetor 2024

Malta nikoqir i raundit të ri të negociatave paqesore për Ukrainën

Malta nikoqir i raundit të ri të negociatave paqesore për Ukrainën

La Valeta, 28 tetor 2023 (MIA) - Malta sot dhe nesër është nikoqir i negociatave të reja për Ukrainën, ku nuk do të merr pjesë Rusia. Ky është takimi i tretë i tillë, ku do të marrin pjesë përfaqësues të 50 vendeve. Mbledhja vijon pas mbledhjeve të ngjashme të mbajtura verës në Xheda dhe Kopenhagë.

Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski shpreson se takimi në Maltë do t'i japë përkrahje planit të tij prej 10 pikave për përfundimin e luftës, që shpërtheu pas pushtimit rus në shkurt në vitin 2022.

Në listën e pjesëmarrësve janë edhe përfaqësues të Turqisë, Brazilit, Indisë dhe Afrikës së Jugut, të cilat i kanë mbajtur lidhjet e tyre me Rusinë.

Plani paqesor i Zelenskit kërkon që Rusia t'i tërheq ushtarët e saj jashtë kufijve ndërkombëtarisht të njohura të Ukrainës. Por, Rusia, e cila paralajmëroi aneksim të katër rajoneve ukrainse në shtator të vitit 2022 - Lugansk, Donjeck, Kerson dhe Zaporozhje, plus aneksimin e Krimesë në vitin 2014, përjashton çfarëdo zgjidhje të konfliktit që do të thoshte heqje dorë nga ato territore.

Zëdhënësja e MPJ-së ruse, Marija Zaharova, deklaroi se hapat, siç janë takimi në Maltë nuk kanë absolutisht kurrfarë ardhmërie dhe thjeshtë janë "kontraproduktive". Ajo e ka përshkruar takimin si krejtësisht të anshëm dhe antirus dhe nuk ka kiurrfarë lidhje me zgjidhjen paqesore të krizës ukrainase.

Organizatorët e ngjarjes shpresojnë në miratimin e deklaratës së përbashkët pasi dy takimet paraprake përfunduan pa dokument të tillë. Mes pjesëmarrësve janë SHBA, BE-ja dhe Britania e Madhe.

Kina nuk e konfirmoi pjesëmarrjen e saj.

Pritet pjesëmarrje edhe e përfaqësuesve të vendeve të ndryshme, si Australia, Bahrein, Kili, Gjeorgjia, Japonia, Kuvajti, Meksika, Katari dhe Tajlanda, disa përmes video lidhjes. Bisedat do të fokusohen në pesë sfera - siguria e ushqimit, siguria bërthamore, çështjet humanitare, ripërtëritja e integritetit territorial i Ukrainës dhe siguria energjetike. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR