Makroni: Ukraina duhet të ketë armatë të fortë si garanci për paqen
- Presidenti francez Emanuel Makron deklaroi se çdo zgjidhje e ardhshme paqësore me Rusinë duhet të përfshijë armatën e fortë ukrainase e cila do të mund të pengojë dhe të parandalojë sulme të reja.
- Post By Qefsere Abduli
- 08:02, 19 gusht, 2025
Uashington, 19 gusht 2025 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron deklaroi se çdo zgjidhje e ardhshme paqësore me Rusinë duhet të përfshijë armatën e fortë ukrainase e cila do të mund të pengojë dhe të parandalojë sulme të reja.
"Sot pata mundësi të theksoj se garancitë për siguri duhet të nënkuptojnë armatë të fortë ukrainase, pa kufizime në numër, kapacitete dhe armatime, të cilat do të jenë të afta t'i rezistojnë çdo agresioni", tha Makroni para gazetarëve pas takimit në Shtëpinë e Bardhë me presidentët Tramp dhe Zelenski dhe me liderë të tjerë evropian.
Presidenti francez shtoi se në bisedime nuk u diskutua tema për lëshimet e mundshme territoriale nga ana e Ukrainës. qa/
Foto: EPA