• e martë, 24 dhjetor 2024

Makroni edhe në jug të Francës u prit me protesta për reformën e miratuar të pensioneve

Makroni edhe në jug të Francës u prit me protesta  për reformën e miratuar të pensioneve

Paris, 20 prill 2023 (MIA) - Disa qindra persona, të cilët kundërshtojnë ligjin sipas të cilit  në vemd në 62 vjet do të dalin në pension në 64 vjet, sot janë mbledhur në qytetin e vogël Granzh, në jug të Francës, para vizitës së shefit të shtetit Emanuel Makron.

Në të njëjtën kohë, në të gjithë Francën organizohen protesta të tjera. 

Presidenti francez sot në Granzh u takua me mësimdhënës dhe nxënës të një shkolle të mesme, ku foli për politikën arsimore. Pas mbërritjes së tij në qytet, rryma u ndërpre në shkollë, ndërsa dega lokale e sindikatës së krahut të majtë CGT bëri të ditur se ishte një formë proteste. 

Dhjetra policë u shpërndanë në rrugë për të parandaluar turmën  t'i afrohej shkollës.

Policia shkurt hodhi   gaz lotsjellës për t'i shpërndarë protestuesit që u përpoqën të thyenin barrierat. 

Makron dje ishte në lindje të Francës, ku pr herë të parë  ishte në terren   pas miratimit të ligjit për pensionim. Qytetarët e mbledhur edhe në këtë rast e shprehën pakënaqësinë e tyre për reformën e miratuar.

Sindikata CGT bëri thirrje për protesta në të gjithë Francën. ar/

 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR