• e premte, 05 dhjetor 2025

Makroni e kritikoi marrëveshjen tregtare ndërmjet BE-së dhe SHBA-së

Makroni e kritikoi marrëveshjen tregtare ndërmjet BE-së dhe SHBA-së

Paris, 30 korrik 2025 (MIA) – Presidenti francez Emanuel Makron e kritikoi marrëveshjen tregtare të arritur midis Bashkimit Evropian dhe SHBA-së.

"Për të qenë të lirë, duhet të keni frikë. Ne nuk kishim frikë mjaftueshëm", deklaroi ai para ministrave, transmetuan diplomatë francezë.

Edhe pse marrëveshja ofron "dukshmëri" më të madhe për kompanitë franceze, Makron tha se ky është vetëm hapi i parë dhe se negociatat për të do të vazhdojnë.

“Tani është më e rëndësishme se kurrë të përshpejtohet agjenda evropiane për sovranitetin dhe konkurrueshmërinë”, deklaroi Makron. ls/ 

Foto: Makron në X

 

QËNDRONI TË LIDHUR