• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Makroni do të takohet me Shollcin

Makroni do të takohet me Shollcin

Berlin, 28 maj 2024 (MIA) - Presidenti i Francës, Emanuel Makron sot do të bisedojë me kancelarin gjerman Ollaf Sholc në ditën  fundit nga vizita e tij treditore shtetërore në Gjermani, së bashku me ministrat qeveritarë nga të dy vendet, njoftoi DPA.

Bisedimet duhet të përqëndrohen në politikën evropiane të konkurrencës dhe bashkëpunimi në mbrojtje.

Para bisedimeve, të cilat po mbahen në shtëpinë qeveritare për mysafirë në veri të Shlos Mezeberg të Berlinit, Makronit do t'i ndahet Çmimi ndërkombëtar për paqe në Vestfalia në qytetin perëndimor Minster.

Presidenti Frank-Valter Shtajmaer do të flasë në një ceremoni në Kuvendin e Qytetit në Minster, me rastin e fundit zyrtar të vizitës shtetërore të Makronit, e para nga një president francez në 24 vjet.

Bisedimet në Mezeberg i zbulojnë aspektet politike të marrëdhënieve francezo-gjermane, të cilat kanë qenë problematike gjatë dy viteve të fundit, medallimet rreth Ukrainës dhe lidhjet ekonomike me SHBA-në dhe Kinën. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR