Makron për vizitë në Grenlandë: Porosi për unitet evropian para G7-shit
- Presidenti francez, Emanuel Makron sot do ta vizitojë Grenlandën së bashku me kryeministren daneze, Mete Frederiksen, në shenjë mbëhstetjeje për territorin autonom dhe si përgjigje ndaj interesit të SHBA-së për rajonin, lajmëroi DPA.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:38, 15 qershor, 2025

Paris, 15 qershor 2025 (MIA) - Presidenti francez, Emanuel Makron sot do ta vizitojë Grenlandën së bashku me kryeministren daneze, Mete Frederiksen, në shenjë mbëhstetjeje për territorin autonom dhe si përgjigje ndaj interesit të SHBA-së për rajonin, lajmëroi DPA.
Dy liderët do të bisedojnë me kryeministrin e Grenlandës, Jens-Frederik Nilsen, për sigurinë në Atlantikun verior dhe në Arktik, si dhe për zhvillimin e ekonomisë, ndryshimet klimatike dhe burimetë ripërtëritëse të energjisë.
Vizita vjen disa orë para pjesëmarrjes së Makronit në Samitin e G7-shit në Alberta, Kanada, ku do të marrë pjesë edhe presidenti amerikan, Donald Tramp.
Tensionet janë shtuar pasi që Trampi sërish e aktualizoi idenë për marrjen amerikane të Grenlandës. Danimarka dhe Grenlanda e hoshën poshtë këtë në mënyrë kategorike. ab/
Foto: arkivi