Makron: Kina ka rol kyç në shmangien e konfliktit bërthamor
- Presidenti francez Emanuel Makron pas takimit me presidentin kinez, Si Xhinping në Rio de Zhanejro deklaroi se Kina ka rol kyç në në shmangien e konfliktit bërthamor.
Rio de Zhanjero, 20 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron pas takimit me presidentin kinez, Si Xhinping në Rio de Zhanejro deklaroi se Kina ka rol kyç në në shmangien e konfliktit bërthamor.
Makron tha se gjatë takimit me Si, në margjinat e samitit të Grupit 20 (G20), ka kërkuar nga ai që të kryejë presion ndaj presidentit rus Vladimir Putin që ta ndërpret luftën me Ukrainën.
Presidenti francez tha se Kina duhet të angazhohet për deeskalim pasi që Rusia ka marrë vendim që ta rezervojë të drejtën të shfrytëzojë armë bërthamorenë ras të agresionit ndaj saj duke përdorur armë konvencionale, si dhe për gjoja dërgim të trupave koreanoveriorë që të luftojnë në anën e Rusisë, njoftuan mediat britanike.
Makron paraprakisht deklaori se administrata e presidntit amerikan Xho Bajden ka marrë "vendim të mirë", duke i lejuar krainës të përdorë armë amerikane me rreze të gjatë veprimi për sulme në Rusi.
Ai tha se vendimi i administratës së Bajdenit është marrë për shkak të sistemimit të ushtarëve koreanoveriorë në Ukrainë. mb/
Foto: EPA