• e premte, 28 qershor 2024

Makron: Franca do t'i dërgojë Ukrainës aeroplanë luftarakë "Mirazh"

Makron: Franca do t'i dërgojë Ukrainës aeroplanë luftarakë

Paris, 7 qershor 2024 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron mbrëmë ka njoftuar se vendi i tij do të dërgojë aeroplanë luftarakë Mirazh në Ukrainë, ndërsa ushtria franceze do t'i trajnojë pilotët ukrainas.

Makron përsëriti se Ukraina duhet të lejohet të përdorë armët e ofruara nga aleatët e saj perëndimorë për të shënjestruar objektivat ushtarake ruse dhe për të "neutralizuar pikat nga ku po sulmohet vendi".

Ukraina po përpiqet të ndalojë përparimet e fundit ruse në rajonet lindore Harkov dhe Donjeck. Ofensiva synon të përfitojë nga mungesa e municioneve dhe trupave të Kievit përgjatë vijës së frontit prej rreth 1000 kilometrash.

Presidenti ukrainas Volodumur Zelenski mori pjesë dje në përkujtimin e pushtimit aleat të Normandisë në vitin 1944 me liderët botërorë në Francë dhe kërkoi përsëri ndihmë shtesë nga Perëndimi.

Zelenski dhe bashkëshortja e tij Olena sot do të takohen me përfaqësuesit francezë në Paris. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR