“Magna Mehatroniks” hapi fabrikë në ZZHTI Shtip, investim prej 40 milionë euro dhe mbi 600 vende pune
- Kompania kanadeze "Magna Mehatroniks" sot hapi fabrikën në Zonën Zhvillimore Teknologjike dhe Industriale në Shtip. Investimi në kapacitetin e ri, me një sipërfaqe prej 18,200 metrash katrorë, kap vlerën e 40 milionë eurove dhe duhet të hapë mbi 600 vende pune deri në vitin 2027. Objekti i ri është fabrika e dytë e Magna-s në vend.

Shkup, 2 prill 2025 (MIA) - Kompania kanadeze "Magna Mehatroniks" sot hapi fabrikën në Zonën Zhvillimore Teknologjike dhe Industriale në Shtip. Investimi në kapacitetin e ri, me një sipërfaqe prej 18,200 metrash katrorë, kap vlerën e 40 milionë eurove dhe duhet të hapë mbi 600 vende pune deri në vitin 2027. Objekti i ri është fabrika e dytë e Magna-s në vend.
Kryeministri Hristijan Mickoski, në ceremoninë në prani të Magna Mehatroniks, vlerësoi se investimi do të jetë përshpejtues i fuqishëm i zhvillimit ekonomik dhe ndryshimeve pozitive në vend.
"Ky investim nuk është vetëm një projekt kapital, por një tregim i vërtetë për besimin, partneritetin dhe vizionin e përbashkët. Shtihet në një sipërfaqe prej 18 mijë metrash katrorë, për të cilën do të investohen 40 milionë euro dhe në kulmin e investimit do të hapen 600 vende pune. Falë kësaj fabrike po krijohen vende të reja pune, po rritet prodhimi industrial dhe po forcohet ekonomia. Vendi ynë e tregon gatishmërinë e tij për të qenë shtëpi për kompani të suksesshme dhe konkurruese, të cilat jo vetëm prodhojnë, por edhe krijojnë vlera që do të ndihen ndër breza. Mbetemi të përkushtuar për krijimin e një klime të favorshme për biznes, kushte transparente për investime dhe mbështetje për çdo sipërmarrës që ka vizion të investojë këtu", tha Mickoski.
Drejtori i Përgjithshëm i Magna Mehatroniks Shtip, Goran Despinovski, tha se ZZHTI Shtip është zgjedhur si lokacion për investim në bazë të përvojave pozitive nga fabrika e tyre në Strugë, ku kanë 1000 punëtorë dhe investim prej 30 milionë euro, si dhe infrastrukturën e mirë, çmimet e mira të shërbimeve, fuqinë punëtore të kualifikuar dhe mbështetjen e Qeverisë.
"Këtë vit do ta mbyllim me 350 të punësuar, vitin 2026 me 440, pastaj nga viti 2027 mbi 600", tha Despinovski.
Kryetari i Magna Mehatroniks Mirors dhe Lajting, Xhef Hant paralajmëroi se fokusi do të jetë në prodhimin e produkteve të shumta mekatronike që mundësojnë qasje inovative për klientët dhe një përvojë më të mirë në vozitje.
"Si liderë në tregun e mekatronikës, ne jemi të emocionuar që do të vazhdojmë të zhvillojmë këto produkte dhe këtë do ta bëjmë në bazën e suksesshme që kemi vendosur tashmë këtu në Maqedoninë e Veriut”, tha Han.
Sipas Uve Gajsinger, kryetar i Magna Evropë, me investimin e njohin potencialin e madh të këtij rajoni.
"Duke siguruar lokacione në të gjithë kontinentin, pozicionohemi më mirë për t'u shërbyer klientëve tanë, për t'iu përgjigjur kërkesave të tregut dhe për të stimuluar inovacionin në industrinë e automobilave. Fabrika e re është një tregues i besimit tonë në fuqinë e bashkëpunimit, forcën e personave të talentuar vendas dhe rëndësinë e zhvillimit të qëndrueshëm", tha Gajsiger. ls/
Foto: MIA