Mëngjesi më i ftohtë në Berovë, janë matur - 6 gradë
- Temperatura më e ulët prej minus gjashtë gradë mëngjesin e sotëm është matur në Berovë, ndërsa më e lartë prej 3 gradë Celsius në Veles dhe Vinicë.
- Post By Sara Ademi
- 10:05, 10 nëntor, 2024
Shkup, 10 nëntor 2024 (MIA) - Temperatura më e ulët prej minus gjashtë gradë mëngjesin e sotëm është matur në Berovë, ndërsa më e lartë prej 3 gradë Celsius në Veles dhe Vinicë.
DPHM informon se -5 gradë celsius janë matur në Manastir, -3 në Strumicë, -2 në Demir Kapi dhe Tetovë, -1 në Shkup-Petrovec, Hanet e Mavrovës dhe Shtip, 0 në Prilep dhe Kodrën e Diellit, 1 në Kriva Pallankë, Kavadar dhe Shkup-Zajçev Rid, dhe 2 në Pretor, Ohër dhe Krushevë.
Gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm nga veriu dhe lindja u përhap vranësira mesatare e ndryshueshme, ndërsa vranësirë më të madhe në mëngjes ka nga pjesët qendrore drejt atyre perëndimore të vendit. Në disa vende fryn erë e lehtë kryesisht veriperëndimore.
Gjatë ditës moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më ftohtë me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë nga 9 deri në 14 gradë.
Në Shkup mot me vranësira të ndryshueshme dhe më ftohtë me periudha të diellit. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë 13 gradë. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s