• e hënë, 23 dhjetor 2024

Më shumë se 900 njerëz kanë vdekur në pelegrinazh, në Mekë temperatura arriti në 51,8 gradë

Më shumë se 900 njerëz kanë vdekur në pelegrinazh, në Mekë temperatura arriti në 51,8 gradë

Meke, 19 qershor 2024 (MIA) - Numri i personave të vdekur gjatë haxhit në Arabinë Saudite ka kaluar shifrën 900, njoftuan agjencitë botërore, duke cituar të dhëna nga disa vende.

Familjet dhe miqtë kontrolluan spitale dhe kërkuan informacione në Internet, duke u frikuar nga më e keqja pasi dy ditë më parë temperatura në Mekë, qyteti më i shenjtë i Islamit, arriti 51,8 gradë Celsius.

Rreth 1,8 milionë njerëz nga e gjithë bota, shumë të moshuar dhe të pamundur, morën pjesë në ngjarjen shumëditore, kryesisht hapësirë të hapur.

Sipas informacioneve të autoriteteve saudite, në pelegrinazhin e këtij viti marrin pjesë haxhinj nga Arabia Saudite dhe 22 vende të tjera.

Pelegrinazhi është një detyrë që duhet të kryhet një herë në jetë për të gjithë muslimanët që janë fizikisht dhe financiarisht në gjendje të udhëtojnë dhe që besojnë në rrugën që mori Profeti Muhamed 1400 vjet më parë.

Rrëmuja, zjarret në tenda, nxehtësia dhe faktorë të tjerë kanë shkaktuar shumë vdekje gjatë kësaj ngjarjeje të rëndësishme fetare gjatë 30 viteve të fundit. ls/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR