Më shumë se 80 për qind e amerikanëve të shqetësuar për gjendjen e demokracisë në SHBA
- Më shumë se 80 për qind e votuesve amerikanë janë të shqetësuar për gjendjen e demokracisë në SHBA, tregojnë rezultatet e hulumtimit të Qendrës për Politikë Dypartiake dhe Agjencisë "Morning konsalt".
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:32, 30 gusht, 2023
Uashington, 30 gusht 2023 (MIA) - Më shumë se 80 për qind e votuesve amerikanë janë të shqetësuar për gjendjen e demokracisë në SHBA, tregojnë rezultatet e hulumtimit të Qendrës për Politikë Dypartiake dhe Agjencisë "Morning konsalt".
Sipas portalit "Hill", madje 82 për qind e votuesve janë prononcuar se janë të shqetësuar për demokracinë në SHBA, duke përfshirë 40 për qind të cilët janë prononcuar se janë "shumë të shqetësuar".
Në të njëjtën kohë, 59 për qind e amerikanëve thonë se nuk besojnë se partitë demokratike dhe republikane janë të afta së bashku të miratojnë ligje në Kongres.
Sipas hulumtimir, madje 88 për qind e të anketuarve e kanë përmendur inflacionin si shqetësim më të madh, ndërsa 84 për qind thanë se ai ndikon në shpenzimet dhe zakonet e tyre financiare.
Rreth 73 për qind e amerikanëve janë të shqetësuar se mund të humbasin punën për shkak të zhvillimit të inteligjencës artificiale, ndërsa 46 për qind e të anketuarve thanë se nuk janë të kënaqur me rritjen e përdorimit dhe shërbimeve të inteligjencës artificiale.
Anketa është realizuar nga data 21 deri më 24 gusht, ndëesa në të kanë marrë pjesë 1.959 votues të regjistruar.