Më shumë se 50 të vdekur në sulmet izraelite në Liban
- Më shumë se 50 njerëz u vranë dje në sulmet izraelite në Liban, veçanërisht në Bejrut, kumtoi mbrëmë Ministria libaneze e Shëndetësisë.
- Post By Sara Ademi
- 11:05, 24 nëntor, 2024
Bejrut, 24 nëntor 2024 (MIA) - Më shumë se 50 njerëz u vranë dje në sulmet izraelite në Liban, veçanërisht në Bejrut, kumtoi mbrëmë Ministria libaneze e Shëndetësisë.
Të paktën 15 persona humbën jetën, ndërsa 63 u plagosën në Bejrut, ku vazhdon hetimi pas viktimave nën rrënojat e ndërtesës banesore, citohet në kumtesë.
Të paktën 38 persona humbën jetën edhe në sulmet izraelite në jug dhe lindje të Libanit.
Si mbështetje e Hamasit palestinez në Rripin e Gazës, lëvizja libaneze proiraniane Hezbollah hapi front kundër Izraelit më 8 tetor të vitit 2023, çdo ditë duke e sulmuar territorin izraelit nga jugu i Libanit. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s