• e premte, 05 dhjetor 2025

Më shumë se 330 portale, televizione, radio dhe gazeta janë paraqitur për reklamim të paguar politik për zgjedhjet lokale

Më shumë se 330 portale, televizione, radio dhe gazeta janë paraqitur për reklamim të paguar politik për zgjedhjet lokale

Shkup, 14 gusht 2025 (MIA) – Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) në afatin e paraparë (tri ditë nga shpallja e zgjedhjeve) për reklamim të paguar politik për zgjedhjet lokale më 19 tetor janë paraqitur 333 media, por nga Komisioni theksojnë se lista nuk është përfundimtare sepse kërkesat po kontrollohen, ndërsa gjithashtu sonte në mesnatë skadon edhe afati për dorëzimin e listave të çmimeve. Sipas Librit të afateve të KSHZ-së, listat e çmimeve duhet të konfirmohen dhe të publikohen në ueb-faqen e KSHZ-së më së voni më 24 gusht.   

Sipas informacioneve të MIA-s, më të shumti internet portale janë paraqitur për reklamim të paguar politik 257, ndërsa jashtë afatit këtë e kanë bërë katër portale. Në afat janë paraqitur edhe 43 radiostacione, 33 televizione dhe tetë media të shtypura. 

Nga KSHZ për MIA-n bëjnë të ditur se këto kërkesa i nënshtrohen kontrollit nga ana e shërbimeve të Komisionit sepse numri nuk mund të vlerësohet si definitiv. Sqarojnë se mediat e shtypura dhe mediat elektronike (portalet në internet) janë të detyruar që listat e çmimeve për reklamim të paguar t’i dorëzojnë në KSHZ, Entin Shtetëror të Revizionit (DSHR) dhe Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në afat prej pesë ditëve nga dita e shpalljes së zgjedhjeve, ndërsa transmetuesit t’i dorëzojnë në ASHMAA, KSHZ, ESHR dhe KSHPK në afat të pesë ditëve nga dita e shpalljes së zgjedhjeve, më së voni më 14 gusht, ora 24:00. Ky afat, theksojnë nga KSHZ, rrjedh ende. 

“KSHZ është e detyruar që t’i konfirmojë dhe publikojë në ueb-faqen e saj listat e çmimeve të dorëzuara me çmimet mesatare të llogaritura të përcaktuara nga transmetuesit dhe mediat e shtypura, si dhe t’i publikojë listat e çmimeve me çmimet e përcaktuara nga mediat elektronike (portalet në internet), sipas nenit 75-gj paragrafi (3) dhe (9) nga LZ, në afat prej 10 ditëve nga skadimi i afatit për dorëzimin e listave të çmimeve, më së voni më 24 gusht. Duke e pas parasysh të lartpërmendurën, potencojmë se lista nga tabela nuk është përfundimtare”, theksojnë për MIA-n nga KSHZ. fc/

Foto: Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR