• e diel, 29 dhjetor 2024

Më shumë se 170 mijë persona të evakuuar, India dhe Pakistani po përgatiten për një stuhi

Më shumë se 170 mijë persona të evakuuar, India dhe Pakistani po përgatiten për një stuhi

Nju Delhi, 15 qershor 2023 (MIA) - Më shumë se 170 mijë njerëz janë evakuuar për shkak të erërave të fuqishme dhe reshjeve të rrëmbyeshme të shiut që përfshijnë disa pjesë të Indisë dhe Pakistanit jugor para se cikloni Biparxhu të arrijë në tokë, transmetuar mediat britanike.

Meteorologët paralajmëruan se cikloni Biparxhu që në gjuhën bengale do të thotë "katastrofë", mund të shkatërrojë shtëpi dhe kultura bujqësore.

Procesi pritet të fillojë pas orës 18:00 sipas kohës lokale. Cikloni pritet të godasë në afërsi të portit Jahau ndërmjet Mandvi në Guxharat dhe Keti Bandar në provincën pakistaneze Sind.

Agjencia pakistaneze për menaxhim me katastrofat paralajmëroi në valë të stuhisë deri  tre-katër metra përgjatë bregdetit nga Karaçi në Guxharat.

Zyrtari i obliguar për operacione për ndihmë në Guxharat, Alok Pandej tha se intensiteti i ciklonit është ulur, por shpejtësia e erës ende pritet të jetë në nivele "shumë të rrezikshme" prej rreth 110-125 kilometra në orë në momentin e rënies në tokë.

Ministrat e Shëndetësisë së shtetit, Rushikesh Patel i lutën njerëzit që t'u shmangen udhëtimeve. "Qëllimi ynë është të sigurojmë zero viktima", tha ai.

Së paku shtatë raste të vdekjes ishin raportuar për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut në Indi këtë javë. Mes viktimave ishin dy fëmijë të shtypur nga një mur i shembur dhe një grua e goditur nga një pemë e cila u rrëzua derisa ajo ishte në motoçikletë. sa/

foto: Arkivi i MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR