• e hënë, 23 dhjetor 2024

Më shumë borë në Dibër, më ftohtë në Kodrën e Diellit

Më shumë borë në Dibër, më ftohtë në Kodrën e Diellit

Shkup, 26 nëntor 2023 (MIA) - Më shumë borë në 24 orët e fundit ka rënë në Dibër dhe Gjurishtë, 20 centimetra. Borë ka edhe në Krushevë, 17 centimetra, në Manastir dhe Kriva Pallankë 14, në Berovë dhe Ohër 12, në Prilep 10, në Kumanovë dhe Shtip 5 dhe në Pretor 2 centimetra, njoftoi sot në mëngjes Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Temperatura më e ulët në vend mëngjesin e sotëm është matur në Kodrën e Diellit - 10 gradë, ndërsa maksimale katër gradë janë matur në Gjevgjeli.

"Reshje të shiut ka pasur në Dibër, ku kanë rënë 41 litra për metër katror, ​​pasuar nga Hanet e Mavrovës me 40, në Manastir 27, në Demir Kapi 23, në Pretor 21, në Ohër dhe Strumicë 20, në Berovë 19, në Krushevë dhe Kavadar 18, në Shkup - Zajçev Rid 15, në Gjurishtë 14, në Prilep 13, në Kumanovë dhe Kodër të Diellit 12, në Veles 10, në Shtip dhe Gjevgjeli 9, në Vinicë 7 dhe në Ohër dhe Dojran 5", njofton DPHM.

Për mëngjesin e sotëm parashihet të mbajë mot me vranësira të pjesshme dhe i ftohtë, vende-vende sidomos në pjesët lindore do të bjerë borë e lehtë. Prej mesditës pjesa më e madhe e vendit do të jetë me diell me vranësira të ulëta deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore erë e fortë nga drejtimi veriperëndimor mbi 70 kilometra në orë.

Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej -1 deri në 7 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të pjesshme, mëngjes i ftohtë dhe me erë, ndërsa pasdite me diell. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi veriperëndimor, veçanërisht e theksuar në lartësitë më të larta dhe në zonat lindore të rajonit. Temperatura maksimale do të arrijë në 5 gradë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR