• e hënë, 23 dhjetor 2024

Më së shumti vende të lira të punës në sektorin shërbime administrative dhe mbështetëse

Më së shumti vende të lira të punës në sektorin shërbime administrative dhe mbështetëse

Shkup, 3 qershor 2024 (MIA) - Në tremujorin e parë të vitit 2024, shkalla e vendeve të lira të punës është 2,03 për qind, kumtoi Enti shtetëror i statistikave.

Shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës ka prej 3,59 për qind në sektorin N- Shërbime administrative dhe mbështetëse, ndërsa shkallën më të ulët e ka sektori D – Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar që është 0,50 për qind.

Subjektet afariste me numër të punësuarish nga 10 deri 49 kanë shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës, që shënon 2,46 për qind.

Rajoni i Pellagonisë ka shkallën më të lartë të vendeve të lira të punës, që shënon 2,28 për qind.
Numër më të madh të vendeve të lira të punës, respektivisht 2 023, ka në grupin e pestë të profesioneve – Punëtorë në veprimtari shërbimesh dhe shitjesh. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR