• e martë, 26 nëntor 2024

Më së shumti shi në Ohër gjatë 24 orëve të fundit

Më së shumti shi në Ohër gjatë 24 orëve të fundit

Shkup, 19 maj 2024 (MIA) - Më së shumti shi në 24 orët e fundi kishte në Ohër, 38 litra në metër katror, kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Sipas matjeve sot në mëngjes në orën 8:30, 27 litra në metër katror ka pasur në Hanet e Mavrovës, 23 në Krushevë, 17 në Llazaropole, 16 në Shtip dhe Pozharan, 15 në Vinicë, 14 në Koder të Diellit, 13 në Manastir dhe Prilep, 12 në Dibër, 10 në Kumanovë, Tetovë dhe Kriva Pallankë, nëntë në Shkup-Petrovec dhe Pretor, tetë në Shkup-"Zajçev Rid" dhe Demir Kapi, 7 në Veles, 6 në Kavadar, 5 në Pozhar, 4 në Strumicë dhe berovë dhe 3 litra në Dojran dhe Gjevgjeli.

DPHM për sot parashikoi mot të ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Pasdite do të ketë deestabilizim lokal me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe kushte për paraqitje të motit të lig të shkurtë me reshje intensive të rrëmbyeshme të shiut, erë të fuqishme dhe dukuri të izoluar të breshrit. temperatura maksimale do të jetë në interval prej 21 deri 27 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Pasdite, disa pjesë të fushëgropës do të njenë me kushte për zhvillim të vranësirave destabilizuese me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Temperatura maksimale do të arrijë 25 gradë. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR