• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Më së shumti shi në Lazaropole dhe Ohër, mot i paqëndrueshëm edhe sot

Më së shumti shi në Lazaropole dhe Ohër, mot i paqëndrueshëm edhe sot

Shkup, 19 qershor 2025 (MIA) - Më së shumti shi në 24 orët e fundit ka rënë në Lazaropole - 20 litra në një metër katror. Në Ohër - 16 litra, 14 në Veles, 12 në Pretor, 3 në Shkup - Zajçev Rid, 1 në Shkup-Petrovec, Berovë, Kodrën e Diellit, informojnë sot nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

"Vlerat e dhëna për sasinë e reshjeve janë matur në vendet matëse të DPHM-së. Për shkak të lokalitetit të proceseve, sasia e rënë e shiut varion shumë edhe në vende të ndryshme dhe mund të jetë më shumë se sasia e matur", sqarojnë nga atje.

Moti sot pritet të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite, sërish, sinoptikët paralajmërojnë paraqitje të izoluar të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura maksimale do të jetë në interval nga 29 deri në 37 gradë.

Mot i ngjashëm pritet edhe në Shkup - me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 36 gradë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR