• e enjte, 15 janar 2026

Më së ftohti sot në mëngjes në Shkup - Petrovec dhe Berovë, shtresa e dëborës në Hanet e Mavrovës është 30 centimetra

Më së ftohti sot në mëngjes në Shkup - Petrovec dhe Berovë, shtresa e dëborës në Hanet e Mavrovës është 30 centimetra

Shkup, 24 dhjetor 2023 (MIA) - Më së ftohti me -3 gradë Celsius sot në mëngjes është në Shkup-Petrovec dhe Berovë, shtresa e dëborës në Hanet e Mavrovës është 30 centimetra, kumtuan nga DPHM-ja.

Në Strumicë dhe Demir Kapi janë matur -2 gradë, -1 Shkup-Zajçev Rid dhe Gjevgjeli, zero në Shtip, Kumanovë, Veles, Kavadar, 1 gradë në Kriva Pallankë, 3 Prilep, Dibër, Hanet e Mavrovës, Lazaropole dhe Kodrëa e Diellit, 4. Manastir, Dojran, Vinicë, 5 Tetovë, Krushevë, 6 Pretor dhe 7 gradë në Ohër.

Lartësia e shtresës së dëborës në orën 7 është 12 centimetra në Krushevë dhe 10 centimetra në Kodrën e Diellit.

Moti gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm, siç kumtuan nga DPHM-ja, do të jetë me vranësira të lehta deri mesatare. Në pjesët perëndimore ka fryrë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor, ndërsa sot paradite temperatura është më e lartë. Në pjesët tjera është më ftohtë, ndërsa në disa lugina përgjatë Vardarit ka mjegull.

Moti sot në pjesën më të madhe të vendit do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të vogla. Në lugina, sidomos përgjatë Vardarit më ftohtë me paraqitje të mjegullës, e cila pasdite do të dobësohet. Në pjesët perëndimore do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi perëndimor, ndërsa në juglindje do të fryjë erë e dobët nga drejtimi verior. Temperaturat maksimale do të arrijnë nga 8 deri në 17 gradë.

Në Shkup me mjegull dhe qetë, pasdite do të rritet dukshmëria. Temperatura maksimale do të arrijë në 9 gradë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR