• e shtunë, 06 korrik 2024

Më së ftohti në Kodrën e Diellit, -4 gradë Celsius

Më së ftohti në Kodrën e Diellit, -4 gradë Celsius

Shkup, 7 mars 2023 (MIA) - Në mëngjesin e sotëm temperatura më e ulët prej -4 gradë është matur në Kodrën e Diellit, pasuar nga Berovë dhe Lazaropole me -1 gradë.

Në Shkup-Petrovec, Tetovë, Hanet e Mavrovës dhe Krushevë temperatura është 0 gradë, 1 në Kriva Pallankë, 2 Shkup-Zajçev Rid, Ohër, Manastir dhe në Prilep, 3 Strumicë, 4 Shtip, Kumanovë dhe Pretor, 5 Demir Kapi, Vinicë dhe Gjevgjeli dhe 7 gradë në Dojran.

Për 24 orët e kaluara deri në orën 7 në Ohër ka rënë 1 litër për metër katror, ​​ndërsa lartësia e borës në Kodrën e Diellit është 20 centimetra.

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell. Në pjesët jugperëndimore dhe jugore do të ketë reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 10 deri në 15 gradë.

Në Shkup me diell me vranësira mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare jugore. Temperatura maksimale do të arrijë deri 15 gradë. ls/ 

QËNDRONI TË LIDHUR