• e martë, 24 dhjetor 2024

Më së ftohti dhe më së shumti borë në Kodrën e Diellit

Më së ftohti dhe më së shumti borë në Kodrën e Diellit

Shkup, 7 shkurt 2023 (MIA) - Në mëngjes më së ftohti është në Kodrën e Diellit, ku janë matur -15 gradë dhe ka më së shumti borë - 46 centimetra.

Në Berovë janë matur -13 gradë, në Krushevë -12, në Hanet e Mavrovës -11, në Manastir -9, në Ohër -8, në Kriva Pallankë, Shtip, Vinicë, Prilep dhe Pretor -7, në Demir Kapi dhe Kumanovë -6, në Strumicë -5, në Shkup-Petrovec dhe tetovë -4, në Shkup - Zajçev Rid -3, ndërsa në Gjevgjeli dhe Dojran -2 gradë, informojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Shtresa e borës në mëngjes në ora shtatë ishte 18 centimetra në Hanet e Mavrovës, gjashtë centimetra në Gjurishtë, katër  në Berovë dhe Krushevë dhe një centimetër në Kriva Pallankë.

Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të vogla deri mesatare, paradite në pjesët veriperëndimore me vranësira të ndryshueshme. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e përforcuar nga drejtimi verior, veçanërisht përgjatë Vardarit. Temperaturat maksimale do të lëvizin prej minus tre deri në katër gradë.

Në Shkup do të mbizotërojë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri dy gradë Celsius. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR