• e hënë, 23 dhjetor 2024

Më ftoftë në Kodër të Diellit, më së shumti shi në Gjurishtë

Më ftoftë në Kodër të Diellit, më së shumti shi në Gjurishtë

Shkup, 18 tetor 2023 (MIA) - Në stacionin e matjes në Gjurishtë është matur sasia më e madhe e shiut gjatë 24 orëve të kaluara - 19 litra në metër katror, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. 

Deri në orën 8 të mëngjesit, pasi kaluan 24 orë, 18 litra në metër katrorë shi janë matur në Ohër dhe Berovë, 17 në Shtip dhe Krushevë, 16 në Hanet e Mavrovës dhe Topollçan, 15 në Pretor, 14 në Prilep, Kodër të Diellit, Vinicë, Kumanovë dhe Dibër, 13 litra në Demir Kapi, 12 në Kriva Pallankë, Pozhar, Strumicë, Tetovë dhe Manastir, 11 në Shkup - Petrovec, 10 në Gjevgjeli, 9 në Shkup - Zajçev Rid, Dojran dhe Veles dhe tre litra shi të rënë në Kavadar.

Siç informon DPHM, sot paradite më ftohtë është në Kodër të Diellit, 1 gradë, 4 janë matur në Hanet e Mavrovës dhe Llazaropolë, 5 në Krushevë, 6 gradë në Berovë, 7 në Kriva Pallankë, 8 në Tetovë, Shkup - Petrovec, Vinicë, Ohër, Pretor, Manastir dhe Prilep, 9 në Kumanovë, Shkup - Zajçev Rid, Veles dhe Shtip, 10 në Strumicë, Kavadar, Demir Kapi dhe Dojran dhe 11 gradë në Gjevgjeli.

"Sot paradite është vranët dhe kryesisht qetë me mjegull të mëngjesit në Dibër. Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe më i ngrohtë me periudha dielli. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 13 deri 19 gradë. Në Shkup, mot i ndryshueshëm, pasdite me shumë periudha dielli. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 17 gradë", informon DPHM. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR