• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lutkov: Liderizmi te të rinjtë është hallkë e rëndësishme për kulturën si prioritet për arritjen e paqes globale

Lutkov: Liderizmi te të rinjtë është hallkë e rëndësishme për kulturën si prioritet për arritjen e paqes globale

Shkup, 11 tetor 2024 (MIA) - Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov sot në Ohër mbajti fjalim në Forumin për diplomaci kulturore, të organizuar nga Shkolla për liderë të rinj, nën patronazhin e ish presidentit të Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov.

Siç bëri të ditur Ministria e Kulturës, duke folur mbi temën “Liderët e rinj në bashkëpunimin ndërkombëtar, zhvillimin e qëndrueshëm dhe paqen globale”, Lutkov inkurajoi të rinjtë, duke thënë se ata janë shtytës i së ardhmes, kanë fuqinë për të sjellë ndryshim dhe formësimin e të ardhmes me vizion dhe guxim.

"Liderizmi nuk është titull, por veprim. Jini të guximshëm, besoni në vete dhe inspironi botën me energjinë, pasionin dhe vendosmërinë tuaj. Maqedonia si anëtare e Kombeve të Bashkuara e zbaton Agjendën për zhvillim të qëndrueshëm për vitin 2030 e cila pranon se paqja dhe siguria janë parakushte për arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm, por edhe se zhvillimi i qëndrueshëm siguron rrugën drejt shoqërive paqësore. Të rinjtë janë në krye të kësaj agjende. Nevojiten masa urgjente për të siguruar paqe dhe shoqëri humane. Kultura në këto procese ka një nga vendet kryesore. Ajo duhet të vendoset mes prioriteteve të politikave zhvillimore, sepse si shenjë e identitetit të një shoqërie shpesh është në shënjestër", theksoi ministri.

Lutkovi theksoi se kultura është një kategori e cenueshme, por, nga ana tjetër, kultura është një armë e fuqishme për bashkimin global të njerëzimit.

Para panelistëve të pranishëm nga disa institucione nga mbarë bota dhe pjesëmarrësve të Shkollës për liderë të rinj, Lutkov iu drejtua të rinjve duke thënë se bota është e mbushur me pasiguri, por njëherësh disponon me potencial që duhet të shfrytëzohet. Prandaj, shtoi ai, “aftësitë dhe vizioni i të rinjve janë hallkë që mund ta tejkalojnë pasigurinë dhe ta kthejnë atë në mundësi”.

Në Forum kanë marrë pjesë përfaqësues të lartë nga vende të botës, nga UNESKO, Parlamenti Evropian, ministra dhe ambasadorë.

Foto: MKT

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR