• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Lutkov: Do t'i kthejmë shkëlqimin Muzeut të Maqedonisë së Veriut, është përgatitur projekt për rikonstruktimin e plotë të tij

Lutkov: Do t'i kthejmë shkëlqimin Muzeut të Maqedonisë së Veriut, është përgatitur projekt për rikonstruktimin e plotë të tij

Shkup, 20 gusht 2024 (MIA) - Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov i cili sot e vizitoi Muzeun e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe realizoi takim me u.d. drejtorin e Muzeut, Borçe Topukovski, njoftoi se është përpiluar projekt për rindërtimin e plotë të këtij institucioni. Siç theksoi ai, në proces është procedura për marrjen e lejes së ndërtimit, me të cilin do të fillonte menjëherë rikonstruksioni i çatisë, ndërsa për rikonstruksionin e plotë të pjesës tjetër të objektit do të vijojë tenderi në periudhën e ardhshme.

Lutkov tha se intervenimi i fundit i këtij kompleksi muzeor është bërë në vitin 2010.

"Do të përpiqemi t'i kthejmë shkëlqimin këtij institucioni muzeal dhe për këtë qëllim tashmë është përgatitur një projekt për rindërtim të plotë. Ministria e Kulturës dhe Turizmit është tashmë në procesin e marrjes së miratimit të ndërtimit ku në këtë moment do të fillonte menjëherë rikonstruksioni i çatisë, për të cilin kemi siguruar mjete. Për rikonstruksionin e plotë të pjesës tjetër të objektit në periudhën e ardhshme do të ketë tender me furnizim publik shumëvjeçar", tha ministri.

Ai shpreson se në një periudhë shumë të shkurtër do ta marrin lejen dhe deri në fund të vitit do të përfundojë rikonstruksioni i çatisë. Ai theksoi se është i bindur se me realizimin e të gjitha fazave të projektit, më në fund do të fitojmë një institucion muzeor sipas të gjitha standardeve i cili është ruajtësi i trashëgimisë sonë kulturore.

"Muzeu i Maqedonisë është më i vjetri dhe më i madhi në Maqedoni i cili grumbullon, ruan, studion dhe prezanton trashëgiminë tonë kulturore. Muzeu është me të vërtetë në një gjendje shumë të keqe, të dëshpëruar dhe kjo tregon ndër vite se çfarë trajtimi kemi ndaj trashëgimisë kulturore dhe se megjithëse është premtuar shumë vitet e fundit, në fakt nuk është bërë asgjë për të përmirësuar gjendjen e Muzeut më të vjetër në Maqedoni", shtoi Lutkov. 

Siç theksoi ai, galeria e ikonave e cila mbrohet si një rëndësi e veçantë e kategorisë së parë, pas tërmetit të vitit 2016 kur pati probleme me çatinë dhe rrjedhjet është dashur të zhvendoset dhe të futet në depo dhe të mbahej në kushte të papërshtatshme. qa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR