• e mërkurë, 03 korrik 2024

Lukaku: Liga saudite do të jetë një ndër më të mirat në botë në dy deri tre vitet e ardhshme

Lukaku: Liga saudite do të jetë një ndër më të mirat në botë në dy deri tre vitet e ardhshme

Riad, 25 janar 2024 (MIA) - Futbollisti belg dhe sulmuesi i Romës, Romelu Lukaku pret që Liga saudite të jetë një ndër më të mirat në botë.

"Personalisht, mendoj se kjo do të jetë një ndër ligat më të mira në botë në dy vitet e fundit. Pasi ata po bëjnë shumë tani, ata po sjellin lojtarë të mëdhenjë në ligë. Ekipet janë më të mira dhe luajnë futboll shumë cilësor", tha Lukaku pas ndeshjes miqësore mbrëmë në Riad me ekipin saudit Al Shabab (2:1).

Verën e kaluar ekipet nga Liga profesionale saudite kanë shpenzuar 875,4 milionë dollarë në transfere.

Në kampionatin e Arabisë Saudite luajnë futbollistë të mëdhenjë, ndërsa ylli më i njohur është Kristiano Ronaldo. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR