• e premte, 05 dhjetor 2025

Luhen katër ndeshjet e Kupës së Maqedonisë në futboll

Luhen katër ndeshjet e Kupës së Maqedonisë në futboll

Shkup, 21 tetor 2025 (MIA) – Sot pasdite u luajtën katër ndeshje nga raundi i 1/8-ës së Kupës së Maqedonisë, ku vende në raundin tjetër siguruan këto skuadra: Sileksi, Struga, Shkëndija e Haraçinës dhe Rabotniçki.

Dy duele përfunduan me fitoren e skuadrave mysafire. Në Kumanovë, Sileksi e mposhti Bashkimin me 2:1, ndërsa Struga TL ishte bindëse në ndeshjen me Makedonija GjP e cila përfundoi me rezultat 5:0. Shkëndija e Haraçinës si e ligës së dytë shkaktoi befasi duke e eliminuar Pelisterin duke fituar me rezultatin 1:0, ndërsa Rabotniçki e eliminoi Bregallnicën e Shtipit pas gjuajtjes së penalltive. Ndeshja përfundoi 1:1, ndërsa pas gjuajtjes së penalltive 5:4.

Nesër do të luhet ndeshja mes Vardarit dhe Novacit, ndërsa ndeshja e fundit e 1/8-ës është planifikuar për më 19 nëntor ku do të luajnë Shkëndija e Tetovës dhe Tikveshi.

Më parë çerekfinale siguruan Detonit Plaçkovica me fitoren 1:0 ndaj Bellasicës si mysafire, ndërsa Ohri mposhti Shkupin me rezultat 3:0.

Foto: FFM

 

QËNDRONI TË LIDHUR