• e hënë, 23 dhjetor 2024

LSM: Qeveria po përpiqet të kursejë duke mos korrigjuar pagën minimale për një muaj

LSM: Qeveria po përpiqet të kursejë duke mos korrigjuar pagën minimale për një muaj

Shkup, 17 mars 2023 (MIA) - Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë  kërkon që Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ta korrigjojë shpalljen e djeshme në Gazetën zyrtare në të cilën është theksuar vlera e pagës minimale në vlerën bruto në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke filluar nga prilli i vitit 2023 arrin 20.739 denarë.

LSM beson se "Qeveria bën përpjekje të kursejë me atë që një muaj nuk do ta korrigjojë  pagën e punëtorëve më të varfër".

Nga Sindikata në kumtesën theksojnë se "janë seriozisht të brengosur dhe të befasuar nga përpjekja e Qeverisë përmes Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale t'i manipulojë punëtorët me paga më të ulëta, ata të cilët  në tërësi presin kujdes dhe mbrojtje nga shteti e cila pretendon të jetë demokratike, sociale dhe me orientim evropian".

"Në gazetën zyrtare nr. 58 nga data 16.03.2023 është publikuar se paga minimale në vlerën bruto  në Republikën e Maqedonisë së Veriut, fillon nga prilli i vitit 2023 dhe arrin 20.739,00 denarë. Kjo shpallje është në kundërshtim me  ndryshimin e neni 4 të ligjit për pagë minimale të bërë me Ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për pagë minimale, gazeta zyrtare nr. 41 nga 24 shkurti i vitit 2022 me të cilin është regulluar  se pagesa e vlerës së re të konfirmuar të pagës minimale do të bëhet me pagesën e pagës për muajin mars të vitit aktual. Në këtë mënyrë shteti bën përpjekje të kursejë  me atë që një muaj  nuk do ta korrigjojë pagën e punëtorëve më të varfër dhe qytetarëve që është një precedent në sjelljen e sistemeve dhe qeverive demokratike", citojnë nga LSM në kumtesë.

Por, shtojnë " falënderim i zgjuarsisë së LSM-së besojmë se padrejtësia do të korrigjohet, tregojmë në nevojën e korrigjimit të shpalljes nga ana e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale të publikuar në Gazetën zyrtare dhe harmonizimi i saj me ndryshimet ligjore".

"LSM gjtihmonë me zgjuarsi do të ndjekë dhe korrigjojë politikat e këqia qeveritare që bëhen në dëm të punëtorëve", qëndron në kumtesë. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR