• e hënë, 23 dhjetor 2024

LSM me mbështetje për punëtorët dhe dënim për kryesinë e Higjienës komunale

LSM me mbështetje për punëtorët dhe dënim për kryesinë e Higjienës komunale

Shkup, 9 korrik 2023 (MIA) - Lidhja e sindikatave të Maqedonisë në faqen e vet në Fejsbuk kumtoi se i dënon ashpër kërcënimet ndaj të punësuarve në Higjienën komunale Shkup pas videos së publikuar në mediume, ku, siç theksohet, "dëgjohet se si drejtoresha e Higjienës komunale i kërcënon dhe ofendon të punësuarit".

Njëkohësisht, siç qëndron, LSM e dënon ashpër hapin e kryesisë për të larguar nga puna një grup më të madh të punësuarish, si dhe për ta larguar nga puna kryetarin e Sindikatës së Higjiensë komunale pranë Sindikatës së punëtorëve nga hotelieria, turizmi, ekonomizimi komunal - banesor, zejtartia dhe shoqatat e mbrojtura, Deli Dardhishta, i cili ka mbi 30 vite përovjë pune dhe atë kryesisht për shkak të luftës sindikaliste të cilën e bën për të punësuarit.

LSM plotësisht i mbështetë të punësuarit në Higjienën komunale në Shkup të cilët tashmë disa ditë shprehin revoltë ndaj kryesisë, sepse, janë larguar rreth dhjetë prej tyre nga puna, por edhe për shkakse nuk u përmbushen kërkesat për rritje të rrogave, K-15 dhe stazh të benificuar.

Punëtorët, siç ceket në kumtimin e LSM-së në Fejsbuk, u kërkojnë flaje qytetarëve për shkak se nuk po mblidhen mbeturinat dhe i informojnë se revolta është kundër kryesisë së NP Higjiena komunale. ab/

Foto: Fejsbuk 

QËNDRONI TË LIDHUR