LSDM-ja përshëndet vendimin e SHBA-së për vendosjen e Artan Grubit në listën e zezë të Departamentit të shtetit
- LSDM-ja e ka përshëndetur vendimin e Departamentit amerikan të shtetit për futjen e personave të ri në listën e zezë, tha deputetja Jovanka Trençevska.
Shkup, 10 nëntor 2024 (MIA) - LSDM-ja e ka përshëndetur vendimin e Departamentit amerikan të shtetit për futjen e personave të ri në listën e zezë, tha deputetja Jovanka Trençevska.
"LSDM-ja beson se mbështetja e partnerëve tanë strategjikë në luftën kundër korrupsionit në Republikën e Maqedonisë së Veriut është jashtëzakonisht e rëndësishme. Të gjithë të dyshuarit për korrupsion dhe keqpërdorim të fondeve publike të shtetit duhet të hetohen nga organet hetuese. E inkurajojmë gjithë sistemin e drejtësisë të punojë me përkushtim dhe pa hezitim", tha ajo në konferencën e sotme për mediat.
Para mediave ajo apeloi deri te të gjithë partitë politike që të lejojnë që drejtësia të bëjë punën e saj.
Departamenti i shtetit dje e futi në listën e zezë ish zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Sistemit Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi dhe anëtarët e familjes së tij të ngushtë, si dhe gjyqtarin e Gjykatës së Apelit, Enver Bexheti.
Në shpjegimin e një vendimi të tillë, thuhet se kanë marrë ryshfet për të ndikuar në proceset gjyqësore lidhur me aktvendimin penal të ish drejtorit të Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, Sasho Mijalkov. qa/
Foto: LSDM