• e hënë, 23 dhjetor 2024

LSDM-ja kërkon shkarkimin e drejtorit të ASK-së

LSDM-ja kërkon shkarkimin e drejtorit të ASK-së

Shkup, 18 tetor 2024 (MIA) - Me emërimin e Bojan Hristovskit, pushteti i Mickoskit dhe DPMNE-së po bën partizim të rrezikshëm në Agjencinë për Siguri Kombëtare dhe po i shkel ligjet, tha në konferencën e sotme për media, Metodija Ilievski nga LSDM-ja. 

Në nenin 10 nga Ligji për ASK-në, siç theksoi, qartë qëndron se drejtori i Agjencisë nuk duhet të jetë anëtar i partisë politike ose anëtar i organeve dhe trupave të partive politike. 

"Në vend të një profesionisti, në krye të ASK-së, qeveria përcakton një person partiak, kryetar të Komitetit të Qytetit të VMRO-DPMNE-së dhe një propagandues aktiv të pushtetit. Postimet, fotot dhe mbishkrimet e shumta në faqen e tij në Fejsbuk e konfirmojnë plotësisht këtë. Fjalë për fjalë çdo postim i tij i dedikohet DPMNE-së dhe në funksion të propagandës së Mickoskit. Hristovski, është në foto pothuaj të gjitha selitë partiake të DPMNE-së në Shkup. Mund të shihet shumë krenar me Mickoskin, me Siljanovskën, dhe si propagandon me zell politikat e partisë së tij", theksoi Ilievski. 

Ai theksoi se të gjitha publikimet e Hristovskit janë partiake, ndërsa ka publikime të cilat janë shqetësuese dhe të cilat tregojnë se cilat janë qëllimet e tij kundër vet institucionit, në të cilën është vendosur. 

"Më 1 shtator të këtij viti, Hristovski do të shkruaj, citoj 'Urime ditëlindja e pestë dhe e fundit e Agjencisë për Siguri Kombëtare!'. Shtrohet pyetja nëse Hristovski do të punojë realisht për shkatërrimin e ASK-së me urdhër partiak? Me partizimin e këtij institucioni të rëndësishëm, pushteti ka të vetmin qëllim, të abuzojë sërish me sigurimin për qëllime partiake. Gjithashtu edhe gjatë kohës para vitit 2016", tha Ilievski. 

Sipas tij, ASK-ja duhet të mbetet institucion i pavarur, i cili do të punojë për të mirën e qytetarëve, e jo për interesat e partisë. 

"Politika dhe kuadri partiak nuk e kanë vendin në ASK. Kërkojmë masa urgjente për departizimin, gjegjësisht shkarkimin e Hristovskit dhe emërimin e drejtorit të ri të ASK-së, që do ta kthejë profesionalizmin dhe besimin në këtë institucion", tha Ilievski. qa/bsh/

Foto: LSDM

QËNDRONI TË LIDHUR