• e premte, 22 nëntor 2024

LSDM: Takimi i liderëve do të mbahet të hënën në mesditë 

LSDM: Takimi i liderëve do të mbahet të hënën në mesditë 

Shkup, 30 nëntor 2023 (MIA) - Nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) sot kumtuan se takimi i paralajmëruar i kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së Dimitar Kovaçevski me të gjithë kryetarët e partive politike parlamentare do të mbahet të hënën në ora 12:00.

"Na vjen keq që do të duhet t'ia prishim agjendën Hristijan Mickoskit, i cili si duket, siç konfirmojnë nga DPMNE-ja e tij, punon vetëm dy orë gjatë ditës, nga ora 09-11. Takimi të hënën, më 4 dhjetor 2023, do të mbahet në ora 12:00”, theksuan në kumtesën e LSDM-së.

Kumtesa e tyre vjen pasi sot nga VMRO-DPMNE kanë njoftuar se nga mediat kanë mësuar se Kovaçevski e cakton takimin e liderëve për të hënën dhe se takimi për ta është i pranueshëm në atë ditë, por siç kanë thënë pas orës 11:00 për shkak se kryetari i VMRO-së DPMNE ka mësime me studentë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike.

"Nga mediat mësuam se kryeministri Kovaçevski për të hënën cakton takim lidershipi lidhur me zgjedhjet. Një komunikim i tillë përmes mediave për çështje kaq të rëndësishme është zgjedhja e tij. Është sigurisht e pranueshme një takim lidershipi për të hënën, në të cilin presim të diskutojmë përfundimisht për përcaktimin e datës së zgjedhjeve, pranimin e vëzhgimeve të OSBE/ODIHR-it, si dhe ofertën për shfuqizimin e qeverisë teknike,  në këmbim që të mos ketë kryeministër teknik nga BDI-ja, theksojnë nga VMRO-DPMNE.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski mbrëmë në konferencën e përbashkët për shtyp me nënkryetarin e KE-së dhe përfaqësues të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Zhozep Borell tha se sot do t'u dërgojë ftesë për takim të gjithë kryetarëve të partive politike parlamentare si dhe deri te kryetari i Kuvendit. Si tema të takimit ai vuri në dukje integrimin evropian, zgjedhjet e rregullta presidenciale dhe parlamentare, si dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR. Pak ditë më parë ai tha se formati i takimit do të jetë i njëjtë me atë të mëparshme që u mbajt në Kuvend.

Është e sigurt se zgjedhjet parlamentare të vitit 2024 do të mbahen në maj, ndërsa raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale dy javë më parë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR