LSDM nuk do t'i mbështesë dhe nuk do t'i votojë interpelancat
- LSDM nuk do t'i mbështesë dhe nuk do të votojë për interpelancat për disa ministra sepse konsiderojmë se nuk ka nevojë për ndarje të reja në baza etnike, dhe lidhur me interpelancat, deklaroi sot koordinuesi i grupit të deputetëve të LSDM-së, Oliver Spasovski.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:18, 10 janar, 2025

Shkup, 10 janar 2025 (MIA) - LSDM nuk do t'i mbështesë dhe nuk do të votojë për interpelancat për disa ministra sepse konsiderojmë se nuk ka nevojë për ndarje të reja në baza etnike, dhe lidhur me interpelancat, deklaroi sot koordinuesi i grupit të deputetëve të LSDM-së, Oliver Spasovski.
Sipas tij, shkaqet për interpelancat nuk është dashur në asnjë rast të lidhen me kontekstin etnik, por thjeshtë me argumente dhe fakte rreth punës së një ministri apo funksionari të caktuar.
"Kuvendi i Maqedonisë së Veriut në asnjë rast nuk guxon të jetë cak për nxitje të çfarëdo lloj tensioneve ndëretnike dhe hapje të mundësive për ndarje mes qytetarëve. Nëse qëllimet e parashtruesve ishin të sinqerta, shkaqet për interpelanca nuk është dashur në asnjë rast të lidhen me kontekstin etnik, por thjeshtë të jenë me argumente dhe fakte për punën e ndonjë ministri apo funksionari të caktuar. Ndërkaq, për fat të keq argumente dhe fakte ka sa të doni për të gjetur arsye për çfarëdo lloj interpelance. Incidentet dhe përdhosja e flamurit maqedonas, preishja e qetësisë dhe rendit publik, si dhe përdorimi i armëve të zjarrit që ndodhën gjatë shënimit të Ditës së flamurit shqiptar është për çdo dënim dhe paraqet rrezikim të drejtpërdrejtë të marrëdhënieve ndëretnike, sigurisë publike, dinjitetit të maqedonasve dhe gjithashtu edhe ngjarja tjetër që ndodhi në kuptimin e përdhosjes së simboleve të tjera, nuk i shkojnë për shtati ndërtimit të marrëdhënieve ndëretnike. Veprimi i institucioneve dhe ndërmarrja e të gjitha masave të nevojshme për sanksionim të kryesve të këtyre para së gjithash janë veprime të pamenduara dhe të dëmshme nuk mund të jenë lëndë e interpelancës politike. Ekzistojnë ligje dhe nëse ato ligje janë shkelur, atëherë duhet të veprohet dhe duhet të mbahen përgjegjësi", tha ai.
Spasovski theksoi dhe numëroi shumë arsye të tjera themelore për interpelancat.
"Nga ana tjetër ekzistojnë shumë arsye të tjera themelore për interpelancën, posaçërisht për ministrin Toshkovski, por edhe për shumë ministra të tjerë të Qeverisë së VMRO-DPMNE-së. Tek ne parashtrohet pyetja përse BDI nuk i përfshin të gjitha këto baza për interpelanca të ministrave. Për shembull, nuk kemi asnjë fjalë përse nuk ndërmerren masa për atë që po na ndodhë me ajrin e ndotur dhe nuk kemi asnjë fjalë për skandalet në kufirin me Kosovën dhe ikjet e Ramadanit dhe Grubit, nuk ka asnjë fjalë për spastrimin partiak në sektorin e sigurisë dhe largimin nga puna të profesionsitëve, nuk ka asnjë fjalë përse është amnistuar truproja e Mickoskit i cili sulmoi një inspektor policie. Në interpelancë nuk përfshihen shumë ngjarje nga aspekti i sigurisë që po na ndodhin në të gjitha qytetet", tha Spasovski duke cekur se e tërë kjo flet se qëllimet janë të tjera dhe hapje e dimensioneve të reja lidhur me çështjet etnike.
Rreth interpelancës për deputeten dhe kryetaren e Komisionit kuvendor për politikë sociale, Demografi dhe Rini, Ilire Dauti, parashtruar nga E Majta, lidhur me propozim-ligjin për mbrojtësit, Spasovski theksoi se nuk do të jetë zgjidhje e problemit, sepse, sipas tij, problemi quhet Afrim Gashi.
"Nuk është fajtor askush tjetër. Përse kjo kështu? Sepse, kur ligji nuk ishte vendosur në mbledhje të Komisionit, kryetari sipas Rregullores është i obliguar menjëherë të autorizojë ndonjë anëtar tjetër të Komisionit dhe të caktojë mbledhje me pikën e rendit të ditës. Këtë pyetje e parashtrova në koordinimin me kryetarin Gashi dhe mora përgjigje me shkrim në mbledhjen plenare, nëse farew caktohet mbledhje e Komisionit i cili është kompetent për shqyrtim të ndonjë çështjes së caktuar, ai nuk ka kompetenca ta thërrasë mbledhjen sërish me atë që do t ashtonte pikën në rend dite. Personi i vërtetë prëgjegjës është Afrim Gashi. Interpelanca e kryetares së komisionit kuvendor, që është pjesë e grupit parlamentar, nuk do të sjellë asgjë", theksoi Spasovski.
Në pyetje të gazetarëve për akuzat mes LSDM-së dhe BDI-së gjatë periudhës së kaluar për krim dhe tensione etnike, Spasovski potencoi se ato janë dy parti të ndryshme politike dhe kanë qëndrime të ndryshme për çështje të caktuara.
Foto: МIА