• e mërkurë, 27 nëntor 2024

LSDM në Kongres llogaridhënës do t'i analizojë rezultatet e zgjedhjeve

LSDM në Kongres llogaridhënës do t'i analizojë rezultatet e zgjedhjeve

Shkup, 9 qershor 2024 (MIA) - Lidhja socialdemokratike e Maqedonisë (LSDM) sot do të mbajë Kongresin e 29-të, në të cilin, sipas paralajmërimeve, do të analizohen arsyet e rezultateve zgjedhore.

Kryetari i deritanishëm i partisë, Dimitar Kovaçevski, pas humbjes zgjedhore, në seancën e Bordit Ekzekutiv të partisë të mbajtur më 22 maj, zyrtarisht ka konfirmuar dorëheqjen nga posti i kryetarit të LSDM-së dhe ka kërkuar mbajtjen e kongresit dhe organizimin e zgjedhjeve të brendshme partiake.

  •  
  • "Kovaçevski e konfirmoi tërheqjen në seancën e Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, të cilën e paralajmëroi më 8 maj, si akt shumë moral dhe në përputhje me Statutin e partisë, inicoi mbajtjen e kongresit me qëllim të analizimit të rezultateve të zgjedhjeve dhe deklarim për besimin në organet e partisë, të zgjedhura nga Kongresi, duke marrë parasysh rezultatet e zgjedhjeve, njoftoi atëherë LSDM.

Ndërkohë, më 6 qershor ka përfunduar afati për kandidim për kryetar të LSDM-së. Në periudhën nga 31 maji deri më 6 qershor, afat i caktuar për kandidim, kandidatura për kryetar partie kanë dorëzuar ish-ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska, ish-ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, drejtori i ZZHTI-së Jovan Despotovski dhe zëvendësministri aktual për shoqërinë informatike dhe administratën në qeverinë teknike, Aleksandar Bajdevski.

Ве известуваме дека утре, 25.10.2020 година (недела), со почеток во 13:00 часот, СДСМ ќе одржи 25. Конгрес, коj за прв пат во земјава ќе биде дигитален, користејќи современи дигитални платфор

 

Zgjedhjet e jashtëzakonshme brenda partisë për kryetarin e ri të LSDM-së do të mbahen më 30 qershor. Zgjedhjet do të zhvillohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve së bashku me 80 komisione komunale zgjedhore dhe borde të vendvotimeve në nivel lokal. Të gjithë anëtarët e LSDM-së që regjistrohen në mënyrë aktive do të kenë mundësi të votojnë.

Afati për regjistrim aktiv është zgjatur në 20 ditë. Anëtarët do të mund të regjistrohen përmes dy opsioneve, përmes veglës onlajn për regjistrim aktiv që do të jetë në dispozicion në faqen e LSDM-së të hënën (06.03.2024) ose opsionit të dytë përmes organizatave komunale të LSDM-së.

Bordi qendror i partisë propozoi edhe ndryshime në Statutin e partisë në mënyrë që mandati i kryetarit të zgjedhur në zgjedhjet e jashtëzakonshme brendapartiake të jetë katërvjeçar. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR