• e hënë, 23 dhjetor 2024

LSDM javën e ardhshme do të fillojë me përgatitje për Kongresin llogaridhënës, ndërsa pastaj edhe për zgjedhjet brenda partisë

LSDM javën e ardhshme do të fillojë me përgatitje për Kongresin llogaridhënës, ndërsa pastaj edhe për zgjedhjet brenda partisë

Shkup, 15 maj 2024 (MIA) - Javën e ardhshme organet më të larta partiake të LSDM-së do të mbajnë mbledhje, në të cilat do të bëhen përgatitjet për mbajtjen e Kongresit llogaridhënës, konform statusit të partisë, pas disfatës në zgjedhjet e dyfishta, të cilat i ka pësuar partia dhe paralajmërimet për ndryshim të kryesisë.

"Janë duke u përgatitur për proceset që do të zhvillohen në parti, sipas procedurave statutore dhe asaj që është bërë e ditur publikisht deri më tani, pas zgjedhjeve. Javën e ardhshme janë planifikuar takime të kryesisë së LSDM-së dhe Këshillit ekzekutiv për të filluar procedurën për mbajtjen e Kongresit llogaridhënës, konform Statutit të partisë", njoftojnë nga partia.

Në Kongresin llogaridhënës, siç thonë nga atje, do të shqyrtohen arsyet e rezultatit të zgjedhjeve, analizat e bëra dhe raportet e dorëzuara për funksionimin e partisë.

"Konform Statutit, pritet që Kongresi llogaridhënës të definohen afatet dhe mënyra të zbatimit të zgjedhjeve të brendshme partiake. Procesi i rinovimit do të jetë në të gjitha nivelet, do të zgjedhjet kryetar, zëvendëskryetar, udhëheqësisë, të gjithë organet dhe trupa të partisë në nivel qendror dhe lokal", konform Statutit të LSDM-së, brifojnë nga partia.

Partia e deritanishme qeveritare ka pësuar humbje në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Ish-presidenti Stevo Pendarovski, i mbështetur nga LSDM-ja, i cili ka luftuar për mandatin e dytë në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale humbje nga kundërkandidatja e tij, e mbështetur nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska-Davkova, duke fituar 251.899 vota ose 29,25 për qind, kundrejt 561.000, gjegjësisht 65,14 për qind për shefen e re të shtetit.

Sipas rezultateve të zgjedhjeve parlamentare, Koalicioni për Ardhmëri Evropiane i udhëhequr nga LSDM-ja fitoi 18 mandate në Parlamentin prej 120 anëtarëve, ndërsa Koalicioni “Maqedonia juaj” e VMRO-DPMNE-së fitoi 58 mandate. Fronti Evropian i BDI-së fitoi 19 mandate, Koalicioni nga blloku opozit shqiptar "VLEN" 13 mandate, kurse E Majta dhe Lëvizja ZNAM - Për Maqedoninë tonë nga gjashtë mandate.

Lideri i partisë dhe ish-kryeministër Dimitar Kovaçevski pas shpalljes së rezultateve të dyfishta  dekalroi se rezultati është zhgënjyes, se LSDM-së i është dhënë goditje e rëndë, dhe paralajmëroi proces të konsolidimit të partisë dhe zgjedhje të reja për kryetar dhe udhëheqësi të partisë.

"LSDM përsëri tregoi patriotizëm dhe përgjegjësi për të qindtën herë. Më lehtë ishte që pas gjithë atyre akuzave dhe sulmeve të rreme nga VMRO-DPMNE të mos e mobilizonim anëtarësinë tonë për mosvotim në zgjedhjet presidenciale, por nuk ramë në atë kurth. Dëshmuam se Maqedonia është më me rëndësi për ne dhe kështu do të jetë gjithmonë. Rezultati i sotëm është zhgënjyes. LSDM-së i është dhënë goditje e rëndë jo vetëm nga qytetarët, por edhe nga simpatizantët dhe mbështetësit e partisë. Në periudhën e ardhshme do të duhet më seriozisht dhe më thellë të gjejmë burimin dhe arsyet e këtij rezultati humbës", tha Kovaçevski në konferencën për shtyp mbrëmjen pas publikimit të rezultateve fillestare të votimit. 

Ai atëherë tha se nuk dëshiron të përshpejtojë me konkluzionet dhe të theksojë fajtorë, por nënvizoi se edhe ai dhe udhëheqësia partiake si dhe të gjitthë funksionarët e zgjedhur kanë përgjegjësi në nivel lokal dhe qendror.

Ai paralajmëroi proces të rinovimit dhe konsolidimit të partisë dhe bëri thirrje në përzgjedhje të re të të gjitha trupave partiakë duke filluar nga kryetari i partisë, udhëheqësia dhe të gjitha organet e partisë.

Me dështimin në zgjedhjet dorëheqje nga funksionet partiake kanë parashtruar nënkryetarët e LSDM-së, Famit Bytyqi, Sanja Lukarevska dhe Pero Kostadinov, ndërsa zëvendësministrja plotësuese e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska u tërhoq nga funksioni i kryetares së Forumit të grave të LSDM-së. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR