• e premte, 05 dhjetor 2025

LSDM i tërhoqi 142 amandamentet e mbetura për ribalancin e buxhetit

LSDM i tërhoqi 142 amandamentet e mbetura për ribalancin e buxhetit

Shkup, 10 korrik 2025 (MIA) - Koordinuesi i grupit të deputetëve të LSDM-së, Oliver Spasovski në mbledhjen e pasdites të Komiionit kuvendor për financim dhe buxhet në kuadër të debatit rreth ribalancit të Buxhetit informoi se i tërheqin rreth 142 amandamentet e tjera të parashtruara.

"Konsiderojmë se në kushte të këtilla në të cilat kemi nga njëra anë zjarre serioze në vend, nuk mundet dhe nuk duhet të rrjedhë debat normal, por duhet t'iu përkushtohemi edhe aktiviteteve të tilla. Ne parashtruam një shkresë drejt kryetares së Komiionit me amandamente konkrete. Paralajmëruam se do të parashtrojmë dy amandamente komiisoni të cilat do t'u referohen - njëri Koçanit me shumë të caktuar të parave, dhe amandamenti tjetër me shumë të parave për përballje me zjarret, para së gjithash kapaciteteve njerëzore. Në atë mënyrë ta përfundojmë tërë këtë punë lidhur me debatin e amandamenteve për ribalancin e buxhetit", tha Spasovki.

Në mënyrë procedurale reagoi deputetja e VMRO-DPMNE-së Dafina Stojanovska, e cila tha se kjo është ikje nga realiteti apo ikje për shkak të mungesës së argumenteve dhe fakteve.

"Po, është e saktë. Rregullorja mundëson, i jep të drejtë çdo deputeti, çdo grupi të deputetëve të tërheqë një zgjidhje të propozuar qoftë ligjore, amandamenti rreth Buxhetit. Megjithatë, kjo është hera e parë kështu pas 39 amandamenteve të parashtruara, dy ditë të përfunduara amandamente dhe tani vendosin kolegët nga LSDM t'i tërheqin amandamentet. Thonë se asnjëri nuk u pranua. Dhe kjo nuk është e saktë. Njëri u pranua, mu amandamenti i cili ka të bëjë me qytetin prej ku vjen koordinuesi Spasovski. Dhe në debatin e përgjithshëm patëm debat. Ju thoni se vjedhim, shkurtojmë, ne ju themi se ofrojmë zgjidhje. Jua themi këtë. Është e saktë se ky ribalanc ofron zgjidhje. Treguam se a ndahen për rroga, për pensione, për investime kapitale. Nëse shkojmë sipas logjikës suaj, atëherë asnjëherë në këët parlament opozita nuk do të dzuhej të parashtrojë amandamente të ribalalncit apo buxhetit, sepse pushteti si pushtet nuk ua pranon dhe aq. Eja të debatojmë dhe të hsohim se kush ka të drejtë dhe kush jo. Në të vërtetë, amandamentet tuaja sa patëm mundësi t'ua themi, ishin dëshmi për politikat tuaja humbëse apo përkujtim për atë që ju për shtatë vite nuk e realizuat", tha Stojanovska. ab/

Foto: Printskrin nga video

QËNDRONI TË LIDHUR