• e diel, 30 qershor 2024

LPMF: Gostivari me fitore të parë në sezonin e ri, Vardari nuk arriti as me një lojtar më shumë kundër Sileksit

LPMF: Gostivari me fitore të parë në sezonin e ri, Vardari nuk arriti as me një lojtar më shumë kundër Sileksit

Shkup, 23 gusht 2023 (MIA) - Katër ndeshje u luajtën sot pasdite nga xhiroja e katërt në Ligën e parë të Maqedonisë së Veriut në futboll, pas çka gëzimin e parë për tre pikë shënuan Gostivari, përderisa Vardari nuk arriti të fitojë asnjë kundër Sileksit edhe pse mysafirët nga Kratova pothuajse një orë luajtën me një lojtar më pak për shkak të kartonit të kuq të Arsim Lamallarit.

Makedoinija Gjorçe Petrov dhe Shkupi barazuan pa gola, prëderisa Shkendija shënoi fitore minimale ndaj Bregallnicës.

Rezultate:
Gostivari – Rabotniçki 2:0
Makedonija GJP – Shkupi 0:0
Shkendija – Bregallnica 2:0
Vardari – Sileksi 2:2

Nesër luajnë AP Brera Strumica dhe Tikveshi.

Dueli Voska – Struga TL është caktuar për më 27 shtator.

Tabela: Shkendija 9 pikë, Brera Strumica 9, Tikveshi 6, Breegallnica 6, Rabotniçki 6, Sileksi 5, Shkupi 5, Makedonija GJP 4, Struga TL 3, Voska 3, Gostivari 3, Vardari 1. ab/

foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR