• e premte, 05 korrik 2024

Lokalizohet zjarri në Ist Gejt Moll

Lokalizohet zjarri në Ist Gejt Moll

Shkup, 14 shkurt 2024 (MIA) - Lokalizohet zjarri që shprtheu  mëngjesin e sotëm në Qendrën Tregtare Ist Gejt në Shkup. Në katin e fundit, në pjesën e restoranteve ku përgatitet ushqimi, është përfshirë në flakë kanali i cili përçon avullin. Nuk ka të lënduar, por vetëm dëm material.

 

Firefighters are battling a fire that broke out at the East Gate Mall's food court Wednesday morning when a ventilation air duct burst into flames. According to reports, no one has been injur

"Lidhur me informacionin për zjarrin  që ndodhi sot në Qendrën Tregtare Ist Gejt Moll në orën 9:30, do të dënim t'ju informojmë se shërbimet teknike të qendrës tregtare së bashku me shërbimet zjarrfikëse në terren e lokalizuan zjarrin dhe në kohë e parandaluan përhapjen e tij. Në përputhje me procedurat e vendosura të qendrës tregtare për këtë lloj situate, janë aktivizuar sistemet e mbrojtjes nga zjarri dhe janë evakuuar  të punësuarit në qendrën tregtare. Si rezultat i reagimit me kohë të shërbimeve nuk ka persona të lënduar, e as dëm të madh material", thuhet në njoftimin e Qendrës Tregtare.

 

Ngjarja, siç theksojnë, ka ndodhur në një kohë kur qendra tregtare nuk është ende në funksion dhe nuk ka vizitorë. Për momentin  po kryhet kontroll nga organet kompetente.

 

Pas përfundimit të kontrollit, qendra tregtare do të vazhdojë me punë  me orarin e rregullt të punës.

Siç informojnë nga Brigada Territoriale e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, në MIA-n është ndërhyrë me pesë automjete dhe 15 zjarrfikës. 

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR