• e mërkurë, 03 korrik 2024

Lokalizohet zjarri në afërsi të fshatit Lubin

Lokalizohet zjarri në afërsi të fshatit Lubin

 Shkup, 23 gusht 2023 (MIA) - Lokalizohet zjarri në afërsi të fshatit Lubin, informoi drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov.

"Me veprimin preciz të tre aeroplanëve “er traktorë” të DMSH-së, si dhe një helikopter të MPB-së, zjarri është lokalizuar. Ekipi i zjarrfikësve të Shkupit është duke inspektuar dhe shuar mbetjet e zjarrit", sqaroi Angellovi. 

 Paraprakisht, nga  QMK-ja informuan se ka shpërthyer zjarr në afërsi të fshatit Lubin dhe ka hyrë në pyllin me pisha.

Foto: QMK 

 

QËNDRONI TË LIDHUR