• e enjte, 27 qershor 2024

Lojtarët olimpik vetë do të dekorohen me medalje në Tokio

Lojtarët olimpik vetë do të dekorohen me medalje në Tokio
Tokio, 14 korrik 2021 (MIA) – Fituesit e medaljeve olimpike në Lojërat e ardhshme olimpike në Tokio nuk do të kenë mundësi si deri më tani medaljet e fituara t’I pranojnë në piedestal nga duart e personave zyrtarë me përshëndetje apo përqafime, por medaljet vet do t’I vendosin në qafë, kumtoi kryetari I Komitetit ndërkombëtar olimpik, Tomas Bah. “Medaljet do t’u shërbehen fituesve në tabaka, e më pas sportistët vetë do t’I marrin medaljet dhe do t’I vendosin në qafë. Personi, I cili do t’I vendosë medaljet në tabaka, do të mbajë maskë mbrojtëse dhe dorëza. Nuk do të ketë përqafime as përshëndetje gjatë ndarjes solemne të medaljeve. Maska mbrojtëse në fytyrë do të mbajnë edhe fituesit e medaljeve”, deklaroi kryetari I KNO-së në takim me gazetarë në Tokio. Lojërat olimpike në Tokio do të happen më 23 korrik, ndërsa do të zgjasin deri më 8 gusht, deri kur në kryeqytetin japonez është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë me virusin korona. Gjendja epidemiologjike në qytetin nikoqir të Olimpiadës po përkeqësohet dhe të mërkurën u regjistruan 1.149 raste të reja, që është numri më I madh në gjashtë muajt e fundit. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR