• e hënë, 23 dhjetor 2024

LOE nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me Qendrën ndërkombëtare për tregti (ITC)

LOE nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me Qendrën ndërkombëtare për tregti (ITC)

Shkup, 6 gusht 2023 (MIA) - Memorandum për bashkëpunim nënshkroi Lidhja e odave ekonomike të Maqedonisë me ITC -Qendrën ndërkombëtare për tregti, e cila është e fokusuar në zgjidhjen e barrierave teknike në tregti, harmonizimin me zinxhirin e furnizimit, gjurmueshmërinë dhe transparencën e zinxhirëve të furnizimit me fokus në "de-rrezikimin e zinxhirit të furnizimit".

Memorandumi, siç njoftojnë nga LOE, është nënshkruar në mbledhjen e mbajtur në Lidhjen e Odave Ekonomike, ku morën pjesë kryetari i LOE-s Trajan Angeloski, nënkryetarët Sasho Dukoski dhe Goran Gjorgjievski, Zagorka Blazhevska, drejtoresha e Vita Nova dhe Dr. Tristan Evans, zëvendëskryetari i ITC (International Trade Council), ndërsa video-fjalim kishte edhe Xhejms Semjuel Jork, drejtor ekzekutiv i ICTTM (The International Center of Trade Transparency Limited).

"ITC po zhvillon në mënyrë aktive një sistem të fokusuar në intelegjencën aktuale të quajtur ADAMftd ("Analiza e avancuar e të dhënave dhe modelimi për të dhënat e tregtisë së jashtme") që do të përdorë miliarda të dhëna tregtare historike dhe në kohë reale për të parashikuar të ardhmen e tregtisë, dhe bizneset do të kenë qasjeakses në të dhënat e klientëve dhe konkurrentëve, duke përfshirë çmimet e paguara, historinë e transaksioneve, të dhënat e ofertës dhe kërkesës dhe aftësitë e parashikimit, për t'iu përgjigjur këtyre sfidave, ndërsa pas përfundimit të fazës së parë të zhvillimit të ADAMftd, ITC synon t'i japë përparësi investimeve në Maqedoninë e Veriut", theksohet në kumtesën e Lidhjes së odave ekonomike.

ITC, siç theksohet në kumtesën, njeh rëndësinë në rritje ekonomike të Maqedonisë së Veriut si qendër e rëndësishme për zinxhirët e furnizimit, mundësinë e modelimit dhe vërtetimit të zinxhirit të furnizimit.

Lidhja e Odave Ekonomike është e para në rajon që i bashkohet Këshillit ndërkombëtar për tregti (ITC), i cili është një mundësi e shkëlqyer për kompanitë që të zgjerojnë shtrirjen e tyre globale dhe të rrisin mundësitë e tyre të tregtisë ndërkombëtare me rregullore të reja globale dhe mundësi të hapura tregu për tregti, rrjetëzim dhe lidhje me partnerët e mundshëm. ls/

Foto: Lidhja e odave ekonomike

 

QËNDRONI TË LIDHUR