• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lloga shpreh shqetësim para faktorit ndërkombëtar për mundësinë e shpërndarjes së Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publik, VMRO-DPMNE me përgjigje se është koha për përgjegjësi

Lloga shpreh shqetësim para faktorit ndërkombëtar për mundësinë e shpërndarjes së Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publik, VMRO-DPMNE me përgjigje se  është koha për përgjegjësi

Shkup, 4 qershor (MIA) - Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga u dërgoi shkresa Delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut, ambasadave të SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Holandës dhe Belgjikës, misionit të OSBE-së në Shkup, Zyrës së Programit të Këshillit të Evropës në Shkup, Departamentit të Shtetit përmes Ambasadës së SHBA-së në RMV dhe Komisionit Evropian në Bruksel, në të cilën shpreh shqetësimin për njoftimet e shumicës parlamentare se po përgatisin një pako ligjesh që do të shpërndajnë dy kategoritë kushtetuese dhe të pavarura - Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve Publikë. Nga VMRO-DPMNE, sërish reaguan se vlerësimi i të drejtës me Llogën, LSDM-në dhe BDI-në njihet mirë dhe se vjen koha për përgjegjësi.

"Duke vlerësuar mbështetjen tuaj të vazhdueshme të shprehur përmes projekteve të shumta dhe mjeteve të investuara, të cilat pa dyshim kanë dhënë kontribut thelbësor në proceset reformuese si dhe sigurimin e garancive të forta për sundimin e shtetit të së drejtës, i shqetësuar dhe i indinjuar po ju drejtohem me këtë letër. Gjej rastin t'ju informoj dhe të marr vëmendjen tuaj me informacionin për tentimin për "kapjen" e sistemit gjyqësor që po përgatitet nga shumica e re parlamentare. Paralajmërimet se paralelisht me reformën e organeve të administratës dhe riorganizimin e ministrive, shumica qeverisëse në ardhje po përgatit edhe një pako ligjesh që do të shpërndajnë dy organe kushtetuese dhe të pavarura – Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë", shkruan Lloga në shkresë.

Lloga në shkresë shpreh edhe shqetësimin tonë serioz se vendosja e një përqendrimi të tillë të tre pushteteve nënkupton kthim të situatës dhe problemeve të para vitit 2017.

"Këto paralajmërime janë të ngutshme dhe të rrezikshme, dhe vlerësojmë se shumica e re qeverisëse duhet të respektojë procesin e krijimit të politikave të duhura, që përfshin vlerësimin e saktë të gjendjes si dhe konsultime për të gjitha marrëveshjet, detyrimet dhe përgjegjësitë që Republika e Maqedonisë së Veriut i ka marrë në raport me Bashkimin Evropian dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë", theksoi Lloga në shkresën që ua dërgoi delegacioneve të bashkësisë ndërkombëtare.

На првиот брифинг со медиуми како министер, Лога денеска посочи дека во Министерството за правда не нашол ниту една буква или документ за ветингот и нагласи дека стои на ставот дека мора да и

I pyetur për qëndrim në lidhje me letrën e Krenar Llogës ndaj bashkësisë ndërkombëtare, zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski, sot në konferencën për shtyp në selinë e partisë tha se Krenar Lloga së bashku me LSDM-në dhe BDI-në janë në opozitë.

Феудалецот Зоран Заев си ги приграбува државните ресурси, државните  богатство, за себе и за семејните фирми. И тоа го крие од јавноста. Одлуката на владата на Заев за давање на минералните с

"Vlerësimi për drejtësinë në Maqedoni me Llogën, LSDM-në dhe BDI-në njihet mirë edhe në Maqedoni edhe në bashkësinë ndërkombëtare. Krenar Lloga së bashku me LSDM-në dhe BDI-në janë në opozitë. Vjen koha për përgjegjësi, për të gjitha ndërhyrjet në ligje në sistemin juridik dhe gjyqësor", deklaroi Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR