• e martë, 26 nëntor 2024

Lloga: Sërish do ta parashtroj Ligjin për amnisti, kësaj radhe në procedurë të rregullt

Lloga: Sërish do ta parashtroj Ligjin për amnisti, kësaj radhe në procedurë të rregullt

Shkup, 2 nëntor 2023 (MIA) - Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga sot në konferencë për shtyp në Kuvend deklaroi se sërish do ta parashtrojë ligjin për amnisti, kësaj radhe me procedurë të rregullt, pasi që paraprakisht Kuvendi në mbledhjen e 129-të me 66 vota "kundër" nuk e mbështeti parashtrimin e ligjit në procedurë të shkurtuar.

"Sot Maqedonia është shtet më jo i drejtë se dje, për fat të keq këtë mospërkrahje për propozim Ligjin për amnisti e shoh si hakmarrje për ndryshimet e Kodit penal ndaj meje dhe partisë sime politike", deklaroi Lloga dhe shfaqi shpresë se deputetët ishin "kundër" për shkak të procedurës së shlurtuar.

Sipas Llogës nuk ekziaton kurfarë krize.

"Atë që e thashë edhe në fillim, e ajo është se vazhdojmë më tutje. Do të thotë, sot nuk u pranua propizimi që të jetë në procedurë të shkurtuar. Kështu që, unë sërish do ta prësëris procedurën, me procedurë të rregullt. Nëse dëshirojnë de zhavu, sërish do ta kenë atë mundësi që edhe njëherë të votojnë për këtë punë. Nëse brenda natës miratohen ligje për peshq të mëdhenj, atëherë unë kam thënë nga dita e parë se jam në anën e qytetarëve. Dhe kështu do të veproj deri në ditën e fundit kur në këtë pozitë", tha ministri.

Shtoi se propozimi së shpejti do të kthehet para deputteëve, sepse ligji është përgatitur, dhe se nuk ka asnjë vërejtje lifhur me ligjin. Shtoi se ai është në komunikim të plotë me të gjitha partitë politike dhe se katër koordinuesit e partive politike nuk kanë pasur asnjë vërejtje lidhur me ligjin. Lloga theksoi se Kuvendi propozimin nuk e ka pranuar nga Qeveria, ndërkaq jo nga ministri i Drejtësisë.

I pyetur nëse me zëvendësministren kanë qëndrim të ndryshëm lidhur me propozimin, tha se nuk ka diçka të tillë.

"Do të thotë, është interesante për mediumet të thonë diçka që do të lexohet më shumë nëpër mediume. Siç është thënë nga ana ime, ashtu edhe duhet të transmetohet. Jo të nxirrni vetëm një pjesë të tyre, në mënyrë që të keni bum mediatik", deklaroi ministri.

Tha se ligji nuk u referohet njerëzve, por veprave penale.

"Ky nuk është ligj për falje për ministrin. Unë po përgatis ligj të ri për vepra penale, jo për njerëz. Pyetjen e tillë mund t'ia parashtronit ju vetëm presidentit të shtetit, vetëm ai ka të drejtë të falë, jo edhe ministri i Drejtësisë, jo edhe me Ligj për amnisti. Nëse do të votohej ky ligj, atëherë unë do të dilja dhe do të thoja se ai i pari, i dyti, i ttreti është amnistuar. Deri atëherë janë spekulime, ishte decid ministri.

Theksoi se është i hapur për bashkëpunim nëse ka kërkesa të tjera lidhur me ligjin.

"Keni 2100 të dënuar në burg të cilët kanë vuajtur më shumë se dy të tretat nëse në këtë pjesë amnistohen kanë 2800 gjithashtu të dënuar të cilët janë në rrugë. Dhe tani retorika se kriminelë do të dalin në rrugë nuk është në rregull. Gjithsej 2 800 janë në rrugë që tashmë i kemi mes nesh. Për këtë a kanë përjgigje. Unë desha përgjegjësinë si ministër ta hedhë atje ku duhet të marrin përgjegjësi. Përgjegjësia për hapat e këtillë i takon sot Kuvendit. Dhe për fat të keq mora qëndrim të tillë. Do të kërkoj edhe njëherë", theksoi ministri.

Me këtë ligj, siç qëndron në arsyetim, rregullohet lirimi nga vuajtja e dënimit me burg (amnisti) i personave të dënuar me aktvendim fuqiplotë të dënimit me burg për vepra penale të caktuara me Kodin penal apo ligje të tjera, të cilët në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji filluan apo nuk filluan me vuajtjen e dënimit me burg në institucionet ndëshkuese-përmirësuese në shtet dhe persona të dënuar me vendim fuqiplotë të dënimit me burg për vepra penale të caktuara me ligje penale të një shteti tjetër nëse kryesi është shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe dënimin e vuan në vend në bazë të kryerjes së aktvendimit penal të një gjykate të huaj apo ndërkombëtare dhe e njejta është e njohur me aktvendim të gjykatës kompetente në Maqedoni të Veriut, në pajtim me marrëveshjen ndërkombëtare të ratifikuar në pajtim me Kushtetutën.

Me të pritet të lirohen plotësisht nga dënimi me burg 286 të dënuar, ndërsa pjesërisht të amnistohen 996. Për momentin, 2114 të dënuar e vuajnë dënimin me burg, ndërsa 2813 duhet të hyjnë në burg. Për ata që presin radhë për vuajtje të dënimit me burg, nga Ministria theksojnë se plotësisht do të caktohet sa prej tyre do të përfshihen me amnistinë.

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR