• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lloga: Rekomandimet e misionit vlerësues të BE-së do të përfshihen në ndryshimet në Ligjin për Këshillin Gjyqësor

Lloga: Rekomandimet e misionit vlerësues të BE-së do të përfshihen në ndryshimet në Ligjin për Këshillin Gjyqësor

Shkup, 19 dhjetor 2023 (MIA) -  Rekomandimet e misionit vlerësues të Bashkimit Evropian për funksionimin e Këshillit Gjyqësor do të shqyrtohen nga grupi punues që punon për ndryshimet në Ligjin për Këshillin Gjyqësor dhe do të përfshihen në ndryshimet e ligjit, paralajmëroi ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga.

"Edhe para se të merrnim raportin nga misioni vlerësues, ne kemi formuar një grup pune që punon për atë çështje dhe në ditët në vijim do të shqyrtojë standardet që kërkojnë nga ne. Në fund të procesit do të kemi ndryshimet në ligj në të cilat do të futen standardet, tha ministri i Drejtësisë.

Raporti i misionit vlerësues të BE-së për funksionimin e Këshillit Gjyqësor përmban 40 rekomandime, të grupuara në gjashtë segmente – struktura dhe kompetenca e vetë Këshillit Gjyqësor, mandati i anëtarëve të tij, procesi i përzgjedhjes dhe zgjedhjes së gjyqtarëve, procedurat disiplinore, çështja e transparencës dhe komunikimit me publikun dhe burimet dhe financimet.

Misioni vlerësues i BE-së ishte i përbërë nga tre ekspertë ligjorë nga Kroacia, Belgjika dhe Italia dhe qëndroi në vend në shtator të këtij viti, ku analizoi kuadrin ligjor dhe pati takime me të gjitha institucionet përkatëse, si dhe ekspertë nga sektori joqeveritar. ls/ 

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR