• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lloga në takim me Stojkovin nga OMO Ilinden Pirin u informua për statusin dhe të drejtat e maqedonasve në Bullgari

Lloga në takim me Stojkovin nga OMO Ilinden Pirin u informua për statusin dhe të drejtat e maqedonasve në Bullgari

Shkup, 20 prill 2023 (MIA)- Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka realizuar takim me Stojko Stojkovin, bashkëkryetarin e OMO Ilinden Pirin. Gjatë takimit Lloga është informuar për statusin dhe të drejtat e maqedonasve në Bullgari, njofton Ministria e Drejtësisë.  

Stojkov i shprehu falënderime Llogës për interesimin e tij për të drejtat e maqedonasve në Bullgari dhe theksoi se ai është ministri i parë i Drejtësisë i cili i ka ftuar në bisedë. 

"U diskutua edhe për raportin vjetor të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut në Strazburg në të cilin është theksuar se Republika e Bullgarisë nuk e zbaton aktgjykimin për të drejtat themelore të njeriut për bashkim të lirë të cilën OMO Ilinden Pirin nuk mund ta realizojë dhe të regjistrohet. Për moszbatimin e 14 aktgjykimeve të gjyqit në Strazburg në favor të maqedonasve në Bullgari do të jetë i informuar edhe faktori ndërkombëtar", thonë në Ministrinë e Drejtësisë.

Foto: Ministria e Drejtësisë 

QËNDRONI TË LIDHUR