• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lloga dhe Tunç në Ankara biseduan për ekstradimin e Palevskit

Lloga dhe Tunç  në Ankara biseduan për ekstradimin e Palevskit

Shkup, 8 shkurt 2024 (MIA) - Ministrat e Drejtësisë të  Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe  Turqisë, Krenar Lloga dhe  Jilmaz Tunç sot realizuan takim në të cilin është biseduar edhe për procedurën e ekstradimit të Lupço Palevskit. 

Siç bënë të ditur nga Ministria e Drejtësisë, në takim Lloga është informuar nga kolegu turk  se procesi gjyqësor për Palevskin ka përfunduar dhe pritet të përfundojnë edhe procedurat administrative.

 

Pas përfundimit të pjesës administrative, pritet Palevski të ekstradohet në shtetin tonë.

"Ministri Lloga e falënderoi ministrin Tunç  për reagimin e shpejtë të tyre  dhe arrestimin e Palevskit dhe theksoi se, kjo është shenjë e mirë për shoqërinë,  të dënohen ata që kanë kryer krim", theksohet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.

Foto: Ministria e Drejtësisë 

 

QËNDRONI TË LIDHUR