• e hënë, 23 dhjetor 2024

Llazarevski: Mënyra se si është marrë vendimi për vendosjen e Orkestrës Xhaz është jotransparente, protesta do të ketë çdo ditë

Llazarevski: Mënyra se si është marrë vendimi për vendosjen  e Orkestrës Xhaz është jotransparente, protesta do të ketë çdo ditë

Shkup, 15 maj 2023 (MIA) - Orkestra e Filarmonisë së Maqedonisë edhe sot ka mbajtur protestë para Ministrisë së Kulturës për shkak të vendimit  që Orkestra të sapoformuar  Xhaz   të vendoset në objektin e këtij institucioni. Kryetari i Sindikatës së Filarmonisë, Vlladimir Llazarevski, ka paralajmëruar se do të vazhdojnë me protesta çdo ditë, derisa të dëgjohen kërkesat e tyre.

Ai përmendi se i kanë dërguar letër edhe kryeministrit Dimitar Kovaçevski, në të cilën kërkojnë takim, por edhe përfshirjen e tij në zgjidhjen e këtij problemi. 

 

null
Протест на Македонска Филхармонија ФОТО/МИА

Ministrja e Kulturës në takim me të punësuarit e Filarmonisë tha se do të ndryshojë adresën e Orkestrës së sapoformuar  Xhaz, se kjo është vetëm e përkohshme, por më pas ka marrë vetëm një vendim nga Qeveria, që  muzikantët e xhazit do të vendosen përkohësisht tek ne, pa kornizë kohore. Deri më sot, pas dy muajsh, nuk kemi pritur dhe nuk kemi dëgjuar  zgjidhje nga ministrja e Kulturës, tha Lazarevski në protestën e sotme.

 

null
Протест на Македонска Филхармонија ФОТО/МИА

Ai edhe një herë  theksoi   se objekti i Filarmonisë së Maqedonisë është ndërtuar me qëllim për Orkestrën  së Filarmonisë së Maqedonisë. Siç tha ai, nëse në ndërtesë do të ishin dy subjekte juridike të pavarura, do të jetë problem, gjegjësisht  nuk do të mund të funksionojnë.

 

null
Протест на Македонска Филхармонија ФОТО/МИА

Ai tha se e përshëndesin vendimin për formimin e orkestrës xhaz, por mënyra se si është marrë vendimi për vendosjen e tyre në Filarmonikë është jotransparente, pa përfshirë opinionin, vetëm duke hartuar elaborat prej dy deri në tre faqe, pa u konsultuar me personat përkatës në muzikë. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR