LK: Reali me fitore e filloi mbrojtjen e titullit, Bajerni i Mynihut e deklasoi Dinamo Zagrebin
- Sezoni i ri në Ligën e Kampionëve, në format të ri dhe me numër të rritur të ekipeve, zyrtarisht filloi mbrëmë me gjashtë ndeshje, në të cilat Reali me fitore ndaj Shtutgartit e filloi mbrojtjen e titullit, ndërsa Bajerni i Mynihut e deklasoi Dinamon e Zagrebit.
- Post By Besnik Shuki
- 07:12, 18 shtator, 2024

Madrid, 18 shtator 2024 (MIA) - Sezoni i ri në Ligën e Kampionëve, në format të ri dhe me numër të rritur të ekipeve, zyrtarisht filloi mbrëmë me gjashtë ndeshje, në të cilat Reali me fitore ndaj Shtutgartit e filloi mbrojtjen e titullit, ndërsa Bajerni i Mynihut e deklasoi Dinamon e Zagrebit.
Rezultatet nga ndeshjet e mbrëmshme:
Juventus - PSV 3:1
Real Madrid - Shtutgart 3:1
Bajern Mynih - Dinamo Zagreb 9:2
Sporting - Lillë 2:0
Jang Bojs - Aston Villa 0:3
Millan - Liverpul 1:3
Sonte në mbrëmje në program janë gjashtë ndeshje tjera, ndërsa po aq do të luhen edhe nesër, kur do të kompletohet xhiroja e parë. bsh/
Foto: Fejsbuk